• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Women’s March” kundër presidentit Trump

by Java News
21/01/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy vjetorin e ardhjes së presidentit Trump në këtë post, në shumë qytete amerikane janë mbajtur protestat “Women’s March”. Një hije të rëndë mbi këto protesta kanë hedhur mosmarrëveshjet e brendshme.   

Në Uashington, Nju Jork dhe shumë qytete të tjera amerikane janë mbajtur protesta kundër presidentit amerikan Donald Trump. Policia në Uashington foli për 20.000 pjesëmarrës në “Women’s March”. Në Nju Jork kanë protestuar disa qindra, ndërsa në mbarë botën vlerësohet të ketë pasur protesta në të paktën 30 qytete të ndryshme.
Organizatorët flasin për protesta të mëdha, me të cilat kundërshtohen deklarimet e shpeshta armiqësore ndaj femrave, të presidentit Donald Trump. Simbol i protestave është i ashtuquajturi “Pussy Hat”, që ka të bëjë me deklarimet e presidentit Trump në një video, ku ai thotë se një person i famshëm mund të prekë kur të dojë femrat, nëse ka dëshirë. Shumë pjesëmarrëse të këtyre protestave kanë pasur në duar edhe pankarta, në të cilat presidenti Trump prezantohej si marionetë e presidentit rus Vladimir Putin.

Marshi dhe kritikat

Në krahasim me protestat e para të këtij lloji “Women’s March” në vitin 2017, kësaj radhe në rrugë kanë dalë shumë më pak pjesëmarrës, që ka të bëjë edhe me grindjet mes organizatorëve dhe kundërthëniet e dëgjuara kohët e fundit mes lëvizjeve të protestave. Disa pjesëmarrëse dhe anëtare të grupit organizativ të “Women’s March” janë kritikuar për antisemitizëm.

Bildergalerie Großbritannien Anti-Trump Proteste in London (Reuters/Y. Herman)

Ndërkohë është krijuar edhe një lëvizje alternative me emrin “March On” (Vazhdoni marshet). Në Nju Jork janë mbajtur madje dy protesta – të organizuara nga këto dy organizata.

“Ne nuk jemi dakord në disa gjëra, që kanë bërë organizatorët e Marshit”, thotë një demonstruese nga Denveri, lidhur me protestat që janë mbajtur në kryeqytet. Me rëndësi është që “Trumpit t’i tregohet se ende jemi këtu dhe do të vazhdojmë protestat kundër tij”, thotë ajo.

Me 2017 kishte tre milionë protestues vetëm në SHBA

“Women’s March” është mbajtur për herë të parë në vitin 2017, pas marrjes së postit të presidentit nga Donald Trump. Para dy vitesh, në rrugët e Uashingtonit kanë demonstruar me qindra mijëra njerëz, ndërsa në mbarë vendin kanë demonstruar rreth tre milionë vet. Në shumë vende të tjera janë mbajtur protesta në shenjë solidarizimi – ndër to edhe në Gjermani. /DW

/a.meta

 

Next Post
Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!

21 janari dhe drita në fund të tunelit të drejtësisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In