• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Witkoff dhe Kushner drejt Egjiptit për të diskutuar për Gazën, Trump: Jemi shumë afër marrëveshjes!

by A R
05/10/2025 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner dhe i dërguari i lartë amerikan Steve Witkoff janë nisur drejt Egjiptit për të nisur negociatat për një armëpushim për Gazën. Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu shpresën se do të mund të kthente në shtëpi të gjithë pengjet e mbetura në ditët në vijim.

Kushner dhe Witkoff po shkojnë në Egjipt për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm, një ditë pasi Hamasi deklaroi se ishte gati të lironte pengjet sipas planit të Trump-it, për të përfunduar luftën dyvjeçare.

Të hënën, Egjipti do të presë delegacione nga Izraeli dhe Hamasi për të diskutuar shkëmbimin e propozuar të pengjeve izraelitë me të burgosur palestinezë, sipas Ministrisë së Jashtme egjiptiane.

Bisedimet vijnë një muaj pasi Izraeli prishi negociatat për armëpushim duke realizuar një sulm ajror të jashtëzakonshëm në Katar, ku goditi negociatorë të Hamasit dhe vrau gjashtë persona, ndonëse objektivat nuk u eliminuan.

Pavarësisht kërkesës së Trump-it që Izraeli të ndalojë bombardimet pas deklaratës së Hamasit për gatishmëri, të shtunën dhjetëra palestinezë u vranë nga sulmet izraelite, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze Wafa, të paktën 17 persona, shumica gra dhe fëmijë, u vranë të shtunën në mbrëmje nga një sulm izraelit në një shtëpi në lagjen al-Tuffah të qytetit të Gazës. 20 të tjerë janë raportuar të zhdukur nën rrënoja, dhe dhjetëra të plagosur.

Më herët gjatë ditës, dronë izraelitë sulmuan një turmë njerëzish pranë një furre buke në qendër të Gazës, duke vrarë dhjetëra njerëz, sipas Wafa-s. Ndërkohë, të paktën gjashtë civilë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, u vranë nga sulme të ndara në një shtëpi në qytetin e Gazës dhe në një tendë që strehoste të zhvendosur në al-Mawasi, një zonë që më parë ishte shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”.

Në një deklaratë, Hamasi tha se “vazhdimi i bombardimeve dhe masakrave nga pushtuesit tregon se Netanyahu gënjen kur thotë se ka reduktuar operacionet ushtarake kundër civilëve”.

Më herët gjatë ditës, radioja e ushtrisë izraelite raportoi se operacionet në Gaza do të reduktoheshin në minimum, dhe trupat do të realizonin vetëm sulme mbrojtëse, ndërsa Trump deklaroi në Truth Social se vlerësonte ndalimin e përkohshëm të bombardimeve nga Izraeli.

Në të njëjtin postim, presidenti amerikan paralajmëroi se nuk do të toleronte vonesa nga Hamasi, duke e nxitur grupin që të lëvizë shpejt drejt marrëveshjes, “përndryshe çdo mundësi do të bjerë poshtë”.

Ndërkohë, Netanyahu tha në një deklaratë televizive të shtunën: “Shpresoj që në ditët në vijim të mund të kthejmë të gjithë pengjet tona gjatë festës së Sukotit,” duke iu referuar festës hebraike që fillon të hënën dhe zgjat një javë.

Ai gjithashtu theksoi se: “Hamasi do të çarmatosej, ose në mënyrë diplomatike përmes planit të Trump, ose ushtarakisht nga ne.”

Të premten, Hamasi u përgjigj pozitivisht ndaj Trump-it, duke pranuar disa pjesë kyçe të planit të tij prej 20 pikësh për paqe, përfshirë: përfundimin e luftës, tërheqjen e Izraelit, lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, disa çështje mbetën të hapura për negociata, përfshirë nëse Hamasi do të pranonte çarmatimin, që është kërkesë thelbësore e Izraelit.

Më vonë të shtunën, Trump postoi: “Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord me linjën fillestare të tërheqjes, të cilën ua kemi paraqitur dhe ndarë me Hamasin. Sapo Hamasi të bjerë dakord, armëpushimi do të hyjë në fuqi, do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, dhe do të krijojmë kushtet për fazën tjetër të tërheqjes.”
Ai nuk dha më shumë detaje.

Në një intervistë për Axios të shtunën, Trump deklaroi se “jemi shumë afër” një marrëveshjeje për Gazën dhe se po punonte për finalizimin e saj mes Izraelit dhe Hamasit në ditët në vijim.

Next Post
Samir Mane tregon arsyet e shitblerjeve dhe riorganizimit të Grupit BALFIN

Samir Mane tregon arsyet e shitblerjeve dhe riorganizimit të Grupit BALFIN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In