• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Withers merr “Çelësin”, demokratët bojkotojnë ceremoninë në Bashki

by A R
22/10/2015 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

John Withers, ish ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri është nderuar nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj me çmimin e Çelësit të Tiranës, duke e konsideruar ambasadorin si njërin prej nesh dhe jo thjesht si një përfaqësues i SHBA-ve.

“Shumë shqiptarë e ndjenin Xhonin si një nga ne, jo thjesht si një përfaqësues i një vendi mik, por si një njeri që i përjetonte problemet e shqiptarëve si të tijat.. një njeri i cili punoi për demokratizimin e vendit më shumë se disa nga ne. Lista e gjërave për të cilat duhet tët falenderoj është shumë e gjatë. Ju keni qenë përherë një kundërshtar i fortë i korrupsionit në Shqipëri.”, – tha Veliaj.

“Ndihem shumë mirë që shumë miq shqiptarë kanë ardhur në këtë ceremoni. Është një nder marrja e çelësit të këtij qyteti kaq të dashur për mua. Në vitin 1913 Faik Konica po kthehej në Tiranë pas disa vitesh jashtë vendit. Hodhi sytë nga dritarja dhe shkoi këto fjalë: U preka nga bukuria e papërshkrueshme e maleve që rrethonin Tiranën, mali i Dajtit qëndronte madhështor në njërin krah dhe në krahun tjetër Petrela. Dhe malet e Krujës dhe vargjet e tjera kodrinor ngriheshin në krahun tjetër me majat dhe pyjet e tyre.

Edhe unë jam kthyer sot në Tiranë, edhe unë jam prekur e prekem nga bukuria e maleve të saj, nga dinamizmi i rrugëve të saj, nga mikpritja e ngrohtë e qytetarëve të saj.”-  tha ish ambasadori.

Withers gjeti rastin që të bënte dhe disa batuta për arsyet se përse ai vjen në Tiranë.

“Në kuptimin tradicional ky çelës do më jepte lirinë të hyj në këtë qytet sa herë dëshiroja, por në kuptimin vetjak më lejon të kthehem në Tiranë e në Shqipëri. Më lejon të ulem, të vi të pi një kafe, ndoshta edhe 1 apo dy gota raki, të ulem të ndaj kohë me miqtë e vjetër dhe kjo është e paçmueshme për mua. I dashur miku im Eri, do përpiqem ta mbaj me nder këtë çmim të lartë! Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”,- tha Withers.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit, ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, si dhe përfaqësuesit e feve në vend. E pranishme ishte gjithashtu edhe ish kryeprokurorja Ina Rama.

Ata që mungonin ishin këshilltarët demokratë, të cilët e bojkotuan ceremoninë. Gjatë punës në Shqipëri, Withers ka qenë shumë kritik me qeverisjen e Berishës dhe duket se ky i fundit ende i mban inat.

 

Next Post

Gigi Hadid, pa rroba në tren (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagojnë dhe SHBA-të: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pjesë e domosdoshme e stabilitetit!

August 11, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

August 11, 2026
Cucurella: Që fëmijë kam ëndërruar të luaja me Realin, nuk kisha dyshime kur firmosa

Cucurella: Që fëmijë kam ëndërruar të luaja me Realin, nuk kisha dyshime kur firmosa

August 11, 2026
E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com