• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

by A R
18/02/2026 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë të tejzgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vite dhe është shoqëruar me rotacion të shumtë juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë. Sipas tij kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtarëve nuk kanë pasur interes që gjyqi të mbyllet shpejt.

“Gjyqi në Hagë po zhvillohet për 10 vite. Numri i juristëve, gjyqtarëve, prokurorëve ndërkombëtarë janë përfshirë dhe kanë ikur nga Haga mbas një periudhe kohore që kanë qenë aty. Shumë prej tyre kanë qenë aty në këtë çështje për vite me radhë dhe të jetosh në Hagë është një vend shumë komod për të jetuar. Të gjithë facilitetet e jetës moderne janë aty. Hotele shumë të mira, restorante shumë të mira, pagat që ato marrin janë të mira. Ka shtesa gjithashtu të pagës që marrin jo të gjithë, por mendoj që disa prej tyre nuk do të dëshironin. Nuk kanë dëshiruar që ky gjyq të përfundojë, sepse pothuajse një dekadë e karrierës së tyre të punojnë në Hagë, të marrin pjesë në hetime dhe pastaj ndjekja penale e këtyre personave të akuzuar. Kanë jetuar një jetë shumë komode dhe më vjen shumë inat kur e mendoj këtë gjë, por duke pasur parasysh kushtet në Hagë, duke pasur parasysh akomodimin, pagat e mira dhe shtesat dhe të jesh një prokuror, apo një gjyqtar në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Besoj se kjo ka ndikuar gjithashtu në kohëzgjatjen e këtij procesi”, tha ai.

Duke sjellë në vëmendje gjyqet e Nuremberg, të cilat, sipas tij, përfunduan brenda dy deri në tre vite pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht shkallës shumë më të madhe të krimeve, Walker tha se do të donte që të ishte ndjekur i njëjti standard edhe në këtë rast.

“Unë kam qenë një i interesuar, kam pasur me shumë interes historinë dhe marrëdhënie ndërkombëtare të viteve të fundit të viteve 40 kur u zhvillua gjyqi, kur u zhvilluan gjyqet e Nurembergut. Dhe këto gjyqe ishin për të dënuar pra krimet e Luftës së Dytë Botërore dhe kur gjermanët dhe të tjerë kryen krime të tmerrshme lufte në shkallë të paimagjinueshme miliona njerëz të vrarë si rezultat i krimeve të luftës dhe gjyqi i Nurembergut zgjati nga 1945 fundi i luftës 1948 pra dy deri në tre vite, krahasuar me 10 vite në këtë rast, ishte një proces i drejtë. Shumë nga të pandehurit u gjendën të pafajshëm do të doja që këto standarde të sjelljes nga gjykata të ishin ndjekur dhe në këtë rast dhe në këtë çështje”, u shpreh ai për Off the Record.

Walker theksoi se mbajtja e të akuzuarve në paraburgim për katër vite pa një vendim përfundimtar bie ndesh me parimin bazë të drejtësisë. Sipas tij është e padrejtë që të akuzuarit kanë humbur vite të tëra të jetës larg familjeve të tyre pa një vendim të formës së prerë.

“Të mbash të akuzuarit të ndaluar në paraburgim për katër vite pa pasur akses në botën e jashtme, Zotit Thaçi i është dhënë vetëm një ditë nga paraburgimi për të shkuar në vdekjen dhe ceremoninë funerale të babait të tij, një ditë nga katër vite. Për mendimin tim, shprehja i pavarur derisa të provohesh i fajshëm është parimi bazë i drejtësisë, sistemit të drejtësisë. Këto persona deri më tani janë të pafajshëm, derisa të provohet fajësia e tyre dhe gjithsesi ata kanë humbur katër vite nga jeta e tyre, katër vite larg familjes së tyre dhe kjo mendoj është një padrejtësi e tmerrshme”.

Next Post
Mbreti rebel

Mbreti rebel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In