• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Will of people!

by
13/06/2015 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/ 

Vullneti i popullit do të shprehet në 21 Qershor dhe më pas me shpresë se 2015 mund të kthehet në vitin që do të dëshmojë maturi të partive politike shqiptare do të lexohet i pandryshuar. Megjithatë skenarët për ditën e pasvotimit kanë filluar të përfliten në mitingjet elektorale, në takimet me ndërkombëtarët, me vëzhguesit vendas e të huaj si një sinjal alarmi që ka nisur të trazojë gjumin e natës së opozitës. Kreu i PD Basha arriti deri aty sa të deklaronte se nuk do të njihte asnjë rezultat që nuk reflekton vullnetin e popullit.

Si mund të përkufizohet vullneti i popullit? Kush e ka tagrin për ta matur dhe përcaktuar se cfarë kriteresh ka shprehja e lirë e vullnetit të popullit. A mund ta bëjnë këtë partitë politike si lojëtarë me interesa të qarta në garë? Më shumë jo sesa po, pasi qëndrimet e tyre shpeshherë janë dominuar nga interesi partiak dhe jo ai kombëtar, qoftë nga e majta dhe djathta, sipas ciklit të të qenit në opozitë apo pala humbëse.

A mund të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garantori i vullnetit të popullit? Aq më pak, ai institucion indërtuar keq dhe qëllimisht nga partitë politike për të lënë varur në gozhdat e interpretimit të ligjeve dhe neneve që kanë shtuar më shumë dyshime në klimën e mosbesimit midis palëve. Edhe raportet paraprake të vëzhguesve e kanë denoncuar anshmërinë e vendimeve të një institucioni që është krijuar për të ngritur alibi dhe për të prodhuar rezultate të paqarta dhe të diskutueshme.

Atëherë, në kushtet e Shqipërisë kur arbitrër kanë qenë gjithmonë ndërkombëtarët dhe misionet vëzhguese të OSBE-ODIHR, kush dhe si do të gjykojë për përfundimet e tyre? Në mungesën e ekzistencës së një institucioni të pranuar moralisht nga të gjitha palët Shqipëria rrezikon të hyjë sërish në rrethin vicioz të humbësit, që bërtet se ja vodhën votat dhe fituesi, që rreh gjoksin me shifrat e triumfit.

Historiku i zgjedhjeve në Shqipëri është një dëshmitar kokëfortë se elita politike e këtij vendi nuk ka ditur të sillet as me humbjen dhe as me fitoren. Pa hyrë në llogaritë e pasojave që mund të ketë rrugëtimi europian i vendit në rast të një procesi që do të njollosej si jo reflektues i vullnetit të popullit, mund të thuhet që sot se Shqipëria nuk e meriton të hyjë në hartën e demokracive ku cënohet vullneti i popullit. Sikundër, nuk e meriton të luhet politikisht dhe në kurriz të interesave të popullit, për të fshehur të vërtetën e hidhur të humbjes dhe frikën e llogaridhënies në selitë partiake ku duhet mbajtur përgjegjësi për dështimin deri në ikje nga skena politike.

Me jorganin e shprehjes sublive “vullnet i popullit” nuk duhet të mbulohen humbësit, cilitdo qofshin ata, dhe pavarësisht se cfarë vështirësish u duhet të kapërdijnë për të mbajtur karrigen e tyre. Interesi i popullit duhet të jetë fituesi i vërtetë i 21 Qershorit, që nuk duhet pengmarrë prej askujt që e ka për zemër këtë vend të lodhur nga zgjedhje të kontestuara me urdhëra të dëshpëruar partiak.

Next Post

Irani, tani të gjithë e duan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com