Operacionet e përgjimit të ndërmarra nga CIA mund të sabotohen pas publikimeve të fundit të Wikileaks, që tregonin teknikat e hakerimit.
Kodi i përdorur nga CIA për të fshehur origjinën e viruseve u treguan me detaje në publikimin e fundit të faqes së internetit që i ka “shpallur luftë” administratës amerikane.Kështu, sipas ekspertëve, kodi mund të përdoret për të krijuar një “firmë” për virusin e CIA’s.
Informacioni është pjesë e një pakete të gjerë të dhënash për veglat e hakerimit të Agjencia Qendrore e Inteligjencës, të cilat filluan të publikohen muajin e kaluar.
“Publikimi i këtyre informacioneve mund të jetë një nga dëmet teknike më të mëdha që mund të shkaktohen”, deklaroi Nicholas Ëeaver, një ekspert sigurie pranë Universitetit të Kalifornisë.
Në një intervistë për “Washington Post”, ai theksoi se, “kjo është projektuar për sabotimin e operacioneve në zhvillim të CIA’s dhe zbulimin e atyre të mëparshëm”.
Deri më sot, informacionet e publikuara mbi përgjimet e CIA’s nga Wikileaks kanë qenë kryesisht shkrime tekstuale, ndërsa publikimet e fundit tregojnë teknikat për fshehjen e origjinës së virusit.
Ato tregojnë teknikat e maskimit që përdoren për ta bërë më të vështirë reagimin ndaj virusit për të zbuluar se kush e ka ndërmarrë aksionin fillestar. (b.an)