• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

WikiLeaks: Ja loja e FMN për borxhin e Greqisë

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FMN duket se ka përgatitur një plan për ta çuar Greqinë sërish në prag falimentimi me qëllim që të pranojë reformat e propozuara, si dhe ta lidhë borxhin grek me situatën e krijuar nga refugjatët dhe referendumin e Britanisë për daljen nga BE-ja.

Qeveria greke të shtunën ka kërkuar shpjegime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas një raporti të publikuar në “WikiLeaks”, ku shkruhet mbi lojën e institucionit kredidhënës për të detyruar Greqinë të pranojë kushte të rënda.

Një transkriptim i publikuar në faqen e “WikiLeaks” të shtunën, ka të bëjë me një telekonferencë që është mbajtur më 19 mars. Organizata e zbulimit të “sekreteve” ka publikuar një bisedë që pretendohet se ka ndodhur mes Iva Petrova dhe Delia Velculescu, që kanë prezantuar FMN në negociatat me Greqinë, si dhe Poul Thomsen, drejtor i Departamentit Europian të Fondit.

Transkriptimi i bisedës tregon një strategji të brendshme të Fondit për ta detyruar qeverinë greke që të pranojë masa të tjera shtrëngimi, si shkurtimet në pensionet greke dhe kushtet e punës, si dhe të bindin Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të pranuar lehtësimin e borxhit.

PROPOZIMI

Thomsen shkruhet të ketë thënë se rishikimi që kanë në dorë për reformat greke duhet të vonohet në mënyrë që një kërcënim i ri “aksidenti fiskal” në kohën e referendumit për Brexit (daljen e Britanisë nga BE), do t’u lejojë të dyja palëve që të nxiten të veprojnë.

“Nuk do të pranoj një paketë masash të vogla. Nuk do ta bëj …”, ka thënë Thomsen. “Çfarë do t’i sjellë të gjitha në një pikë vendimi? Në të kaluarën ka pasur vetëm një rast kur vendimi është marrë dhe kjo ndodhi kur [grekët] ishin seriozisht gati përfundimit të parave dhe falimentimit… Dhe ndoshta kjo është ajo që do të ndodhë përsëri. Në këtë rast, kjo do të zgjatet deri në korrik, dhe në mënyrë të qartë europianët nuk do të diskutojnë për një muaj përpara Brexit”.

Thomsen, në një postim më 11 shkurt, ka shkruar se Greqia do të përballet me një tjetër frikë për daljen nga BE, nëse qeveria e këtij vendi dhe kreditorët europianë nuk paraqesin një plan të besueshëm për ta bërë të qëndrueshëm borxhin grek. Greqia dhe partnerët e saj do të përballen me vendime politikisht të vështira në muajt e ardhshëm, shkruan ai në postim, sipas “Bloomberg”.

REAGIMI

Zëdhënësja e qeverisë greke, Olga Gerovasili, tha në një deklaratë në e-mail se FMN duhet të sqarojë nëse kishte synim të krijonte kushtet e falimentimit përpara referendumit në Britaninë e Madhe dhe se Kryeministri Alexis Tsipras do të kontaktonte drejtoreshën e FMN-së, Christine Lagarde, për t’i kërkuar sqarime.

Një zyrtar i qeverisë greke, në një tjetër email për gazetarët, tha se transkripti provon se FMN dëshiron të krijojë një situatë mbi kreditin, me qëllim për të detyruar partnerët e zonës euro për të rënë dakord me këndvështrimin e tij, ndërsa lidhja e pretenduar mes referendumit në Britani dhe huas së shpëtimit për Greqinë do të rrezikonte thellimin e destabilizimit në BE.

Athina mbetet në presion për të shlyer një numër të madh borxhesh të prapambetura dhe për të ndërmarrë reforma të tjera mbi taksat dhe pensionet.

FMN nuk ka nënshkruar ende zyrtarisht pjesëmarrjen në huadhënien e re për Greqinë dhe po e kushtëzon pjesëmarrjen. Greqia ka kërkuar që FMN të mos përfshihet në hua për shkak të kushteve të rënda që vendos, por Kancelarja Merkel ka rënë dakord për paktën e re të ndihmës vetëm në rast se përfshihet FMN-ja, pasi rreziku do të ishte më i vogël.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka akuzuar FMN-në se po përdor taktika zvarritjeje dhe vlerësime arbitrare për të vonuar një rishikim reformash thelbësore për zhbllokimin e parave të tjera nga paketa e ndihmës për Greqinë.

PERGJIGJIA E FMN

Zëdhënësi i FMN-së, në një e-mail shkruan se Fondi ka ruajtur qëndrimin e tij se Greqisë i duhet një zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme që e vendos vendet në një rrugë rritjeje të qëndrueshme me një set të vazhdueshëm reformash të barazuara me lehtësim borxhi nga partnerët e saj europianë.

fmn

Next Post

Kryeministri i Serbisë ka hyrë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In