West Ham United ka premtuar se nëse identifikon tifozët që sulmuan autobusin e Manchester United, do t’ua ndalojë përjetë hyrjen në stadium.
Autobusi i Unitedit të martën mbrëma u sulmua me shishe nga fansat e West Hamit, para se ndeshjen ta fitonte ekipi vendas, për herë të fundit në Boleyn Stadium. Në këtë incident u plagosën disa policë, por nuk pati të arrestuar.
“Kemi pranuar shumë letra nga fansat të cilët kanë qenë shumë krenarë për këtë mbrëmje të veçantë në historinë e West Hamit”, thuhej në një komunikatë të klubit londinez.
“Sulmi është i papranueshëm dhe ne do të punojmë me policinë për t’i identifikuar përgjegjësit të cilët do të ndalohen përjetë”, në lajmin përgatitur nga “Koha”. (b.an)