Arsenali është mposhtur në udhëtim te Watfordi me rezultat prej 2 me 1.Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Mertesackerit, që shënoi me kokë në minutën e 39 pas një krosimi të bukur nga Granit Xhaka, transmeton Koha.net.
Watfordi arriti të përmbysë disavantazhin duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.
Deeney së pari barazoi shifrat në minutën e 71 nga penalltia, kurse Tom Cleverly i dha fitoren Watfordit duke shënuar në minutën e 90+2. (b.an)