• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin mesdhetar që përmbush çdo pritshmëri

by Os De
28/09/2025 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë kundrejt Italisë ose Greqisë, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në “The Washington Post”. 

Zakonisht, videot tregojnë ujërat kristalore të një liqeni të rrethuar nga male të larta ose plazhe të pastra me çadra të rregullta. A mund ta besoni se kjo është Shqipëria? 

Miqtë, ekspertët e udhëtimeve dhe turistët e huaj këmbëngulën të gjithë se Shqipëria ishte një destinacion i ngjashëm me Italinë, Kroacinë ose Greqinë. 

“Vendi i vogël mesdhetar ofron gjithçka, ushqimin, natyrën, jetën e natës – me një kosto shumë më të ulët dhe pa turma vizitorësh”, thanë ata. 

Doja ta besoja, por tingëllonte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Kështu që vendosa të bëja një udhëtim në Ballkan këtë verë. 

Unë dhe bashkëshorti im, Dan, nisëm turin tonë me një furgon kampingu në Kroaci. Kaluam një ditë spektakolare në ishullin Hvar duke lundruar në Adriatikun mahnitës, duke ngrënë makarona me prodhime deti dhe duke pirë verë vendase. 

Shkuam në një kamping të qetë dhe notuam në gadishullin e Peljesaçit. U mahnitem nga Gjiri i Kotorrit në Mal të Zi. 

Ajo që do të ndodhte më pas ishte krejtësisht e panjohur për ne. A do t’i përmbushte Shqipëria pritshmëritë tona? 

Liqene të kristalta dhe kodra të gjelbëruara 

Plani ynë ishte të fillonim turin në veri, por orari ishte i ngjeshur. 

Furgoni i kampingut na lejoi të ishim fleksibilitet me lëvizjet tona, kështu që e realizuam pjesën më të madhe të itinerarit tonë menjëherë. 

E filluam udhëtimin tonë në qarkun e Shkodrës, një rajon i famshëm për malet, liqenet, akomodimet në ferma dhe ecjet në natyrë, si dhe historinë e tij. 

Qyteti i Shkodrës njihet si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të vendit. 

Supozohej të ishte shumë më i qetë se plazhet shqiptare në jug, ku është përqendruar pjesa më e madhe e turizmit të vendit – si rajoni i Umbrias në Itali kundrejt Amalfit. 

“Më shumë se 11,6 milionë turistë ndërkombëtarë vizituan Shqipërinë në vitin 2024, më shumë se 82 përqind nga viti 2019”, sipas Institutit të Statistikave të vendit. 

Zyrtarët parashikojnë një numër më të lartë për vitin 2025. Ata kanë regjistruar tashmë pothuajse 9 milionë vizitorë të huaj midis janarit dhe gushtit. 

Ministria e Turizmit tha se vendi dëshiron t’i japë rëndësi turizmit të qëndrueshëm kundrejt turizmin masiv dhe po përpiqet të balancojë interesat private me aksesin në plazhet publike. 

Por, zhvillimi i turizmit është në rrugë e sipër, me projekte të mëdha infrastrukturore si, ndërtimi i aeroportit të ri në Vlorë – i planifikuar të hapet për fluturime komerciale këtë vit, dhe resortet luksoze të Jared Kushner. 

Duke ecur nëpër fshatra, kaluam pranë fermave të duhanit dhe xhamive derisa arritëm në “Bujtinën Rragam”, një shtëpi mysafirësh dhe restorant krejt të ri që zbuluam në “Google Maps”. 

Dhoma jonë ishte e madhe dhe komode, me tekstile shumëngjyrëshe lokale, tavane të larta me trarë druri, një oxhak dhe një ballkon, për 90 dollarë nata. 

Rezervimi ynë përfshinte edhe një mëngjes të bollshëm. Kishim gjetur “flori”! 

Më shumë vizitorë në të ardhmen 

Ne përshkuam 186 milje nga Shkodra deri në destinacionin tonë në plazh, pjesërisht autostradë dhe rrugë malore. 

Ia dolëm të arrinim në bregdet dhe vazhduam drejt qytetit të Himarës, që supozohej të ishte më i qetë se disa nga qytetet më të mëdha bregdetare si Vlora, Durrësi apo Saranda. 

Ndërsa ngisnim makinën përgjatë autostradës, deti Jon të verbonte në horizont. 

Në Himarë, bregu i qytetit ishte i mbuluar me rreshta simetrikë çadrash dhe uji ishte krejtësisht i pastër. 

Akomodimet në qytet varionin nga hostele të lira deri te hotelet luksoze që kushtonin qindra dollarë në natë. 

Ne u akomoduam në një bujtinë në një lagje kodrinore që ishte një ngjitje e pjerrët nga rruga kryesore.  Dhoma jonë kushtonte vetëm 49 dollarë nata. 

Në muzg, bregdeti ishte plot me familje dhe çifte.  Për darkë, gjetëm një restorant me ushqime deti – me vlerësime pozitive në internet. 

Vakti për dy persona — 60 dollarë 

Ishim informuar për plazhin e Livadhit, i cili ndodhej në rajonin e Himarës, dhe ishte pak më i populluar se qyteti dhe vetëm disa kilometra në veri. 

Në Kampingun Moskato, vetëm një parking na ndante nga plazhi. Paguam 35 dollarë për të parkuar furgonin tonë nën një pemë ulliri dhe vazhduam te ecnim deri ne bregdet për rreth tre minuta. 

Kishte dushe të pastra, një lavanderi dhe një restorant ku mund të pije kafe në mëngjes dhe një birrë të ftohtë në mbrëmje. 

Një hotel luksoz aty pranë kushtonte më shumë se 300 dollarë në natë gjatë pikut të sezonit veror. 

E kaluam pasditen duke ecur mes plazheve me gurë – një udhëtim që dukej sikur ishte një ishull sekret; pa shezlongje, vetëm një kasolle me skarë, që shërbente kokteje. 

Prapa Livadhit në “Restorantin Blue Bay”, hëngrëm peshk vendas të skuqur, një sallatë me feta portokalli, ullinj dhe qepë, makarona me fruta deti, një pjatë me perime të ziera, dhe verë. 

Dreka kushtoi 60 dollarë, një nga vaktet tona më të shtrenjta – por shumë herë më lirë se në Puglia të Italisë, Majorka të Spanjës apo edhe në Maltë. Ishte gjithashtu një nga vaktet tona më të shijshme. 

Më shumë se një “kopje” 

Nga Livadhi, u nisëm drejt qytetit të Beratit, i njohur për shtëpitë e tij të bardha osmane që shtrihen përgjatë lumit Osum, për të kaluar natën në një kamping në Agroturizmin dhe Verërinë e mrekullueshme Alpeta në Roshnik. 

Me pas, u kthyem në Tiranë dhe qëndruam në një hotel në aeroport – duke përfunduar aventurën tonë në Ballkan. 

Një javë nuk ishte e mjaftueshme. Nuk arritëm kurrë në majat më të larta të vendit, në fshatrat më të largëta apo edhe në një nga burimet magjepsëse të Shqipërisë,  “Syri i Kaltër”. 

Vendi mesdhetar ofron plazhe idilike që mund të arrihen vetëm me varkë dhe rrënoja më të vjetra se Roma që nuk patëm kohë t’i vizitonim. 

Ajo që zbuluam në Shqiperi ishte më shumë se sa një “kopje” e vendeve të saj fqinje. 

Kur miqtë na pyesin për udhëtimin tonë në Shqipëri, nuk u themi se ishte si në Itali apo Greqi – por u tregojmë për “Bujtinën Rragam”, kënaqësinë e zgjimit në një fshat rural të rrethuar nga male dhe toka bujqësore, ecjet nëpër bar dhe mëngjeset me djathë të freskët, prodhime nga fermat fqinje, mjaltë vendas dhe reçel fiku. 

Duke përfshirë zhytjet më të paharrueshme të jetës sime në një liqen – i gjithi vetëm për ne. U tregojmë për ngjyrën mahnitëse të ujërave të plazhit të Livadhit! 

 

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 shtator 2025  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In