• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Washington Post: Qasja e Biden ndaj Serbisë ka dështuar, Vuçiç luan me dy maska!

by Java News
04/01/2024 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Washington Post” kritikon qasjen e butë të Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë. Në një shkrim editorial, gazeta amerikane thekson se politikat e presidentit Joe Biden për ta larguar Beogradin nga Moska kanë dështuar dhe se është koha për një rrugë të re.

“Politika e zotit Biden ishte të përqafonte presidentin autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje për të larguar vendin e tij nga Rusia. Kjo politikë duket gjithnjë e më shumë si një dështim.”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Washington Post”.

Gazeta sjell në vëmendje vlerësimin e administratës Biden në vitin 2021 që identifikoi Ballkanin Perëndimor shumë të paqëndrueshëm si një detyrim për Europën, për shmangur shpërthimin e dhunës apo konfliktit.

“Washington Post” i bën jehonë protestave të opozitës në Serbi dhe reagimit të dhunshëm të Vuçiç për shpërndarjen e tyre, por fokusi mbetet tek raportet e ngushta me Rusinë dhe Vladimir Putin.

Në editorial shkruhet se presidenti serb përmendi në mënyrë të errët fuqitë perëndimore dhe falënderoi shërbimet sekrete të huaja, që rezultuan ruse, për paralajmërimin se opozita planifikoi një kryengritje.

Gjithashtu vë në pah lojën me dy maska të Vuçiç, ku në njërën anë kërkon raporte të ngushta me Rusinë dhe në atën tjetër siguron perëndimin se do ta anëtarësojë vendin në BE.

“Pas dyerve të mbyllura, zoti Vuçiç ka të ngjarë të qetësojë liderët perëndimorë duke thënë se ai është ende në anën e tyre – se e gjithë kjo është thjeshtë për show. Por duke pasur parasysh sa pak ka dhënë politika pajtuese, administrata Biden duhet të pyesë veten nëse është koha për të provuar diçka të re.”, vijon më tej shkrimi i “Washington Post”.

Mes tjerash, Washington Post thekson se në krizat e rrezikshme të vitit të kaluar në Kosovë ka pasure gjithmonë gjurmë serbe në to. Kritikohet dhe qasja e qeverisë Biden që ka shmangur fajësimin e Beogradit, duke preferuar të bëjë thirrje për qetësi.

Por një gjë e tillë është përdorur nga Vuçiç për të kundërshtuar edhe më fuqishëm vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

/f.s

Next Post
‘Daily Mail’ rekomandon Shqipërinë: Zgjidheni për pushimet e vitit 2024

'Daily Mail' rekomandon Shqipërinë: Zgjidheni për pushimet e vitit 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In