• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Washington Post” për librin e Kadaresë: Një kryevepër e zjarrtë!

by Java News
16/01/2018 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja “The Washington Post” i ka dedikuar një shkrim librit të fundit të Ismail Kadare, “E penguara, Requiem për Linda B.”

“Kafkaesk” është klisheja që i është ngjitur vazhdimisht letërsisë së despotizmit burokratik ose të çdo mbrëmjeje të vjetër të errët të mendimit, por për novelën e Ismail Kadaresë “E penguara, Requiem për Linda B.”, kjo klishe nuk do të shkonte.

Kjo kryevepër ngacmuese e novelistit më të famshëm të Shqipërisë është trajtuar në formën e tmerrit aktual, diktatura Staliniste e Shqipërisë, që ka dhunuar qytetarët nga viti 1945 deri në 1991. Ëndrra e ethshme dhe melodioze e Kadaresë është një portret çmendurie, çmenduria e shtetit Stalinis dhe çmenduria e burrave dhe grave nën darrën e makinacioneve të shtetit. Në pasqyrimin e tij të ferrit totalitar dhe të nënshtrimit të tmerrshëm, Kadare nuk është pasardhësi i Kafkës, por i Victor Serge dhe Eugene Ionesco, dy dëshmitarë, që influencat absurde dhe sfiduese të tyre shpërthejnë në këtë libër.

Subjekti shpaloset mjaftueshëm thjesht. Në fund të shekullit të kaluar, dramaturgu Rudian Stefa thërritet nga Komiteti i Partisë. Një grua e re, të cilën ai nuk e njeh, Linda B., është gjendur e vetëvrarë, ndërkohë që mbante në dorë një kopje të librit më të ri të Rudianit me autografin e tij. Për shkak se Linda dhe familja e saj ishin pjesëtar të ish-borgjezisë, vdekja e saj duhet të hetohej. Karakteristika të byrosë politike janë paranoja e shfrenuar dhe dyshimi i fortë për komplot. Madje konsideron edhe vetë-shkatërrimin e një vajze, dukshëm një plagë shpirtërore përballë një ankthi të vazhdueshëm,  një kërcënim për Liderin. E dashura e Rudianit, Migena, e njihte Lindën shumë mirë dhe kështu Rudiani lodhet për të kuptuar sesi dhe pse ai dhe vepra e tij mund të kenë kontribuar në vdekjen e saj.

Vazhdimisht, në kontekste të shumëfishta, personazhet e Kadaresë shqiptojnë fjalët “pa asnjë arsye”, sikur të nënvizojnë absurditetet e liga të jetesës nën mbikqyrjen dhe frikën e pandërprerë të të akuzuarit  për krime që ata nuk janë në dijeni se i kanë kryer. Të denoncohesh nga një bashkëqytetar, pa prova të keqbërjes dhe pa ditur akuzat, është të arrish fundin pothuajse menjëherë. “Kurthe, tradhti kudo”, thotë narratori. Në një shtet të tillë, edhe pirja e kafes në një lokal mund të interpretohet si kryengritje nga komisarët spiunë dhe Kadareja na jep një skenë drithëruese në kafene mes Rudianit dhe një hetuesi, një skenë në të cilën çdo filxhan kafeje mund të jetë i fundit për Rudianin.

Në një moment, hetuesi thotë, “Sinqerisht, që unë nuk të kuptoj”, ndërsa  Rudian i përgjigjet, “As unë nuk të kuptoj ty”. Fjalët janë kthyer në absurde. Stalinizmit, si fillim iu desh të ushtronte dhunë ndaj gjuhës përpara se të torturonte individët. Kur drejtuesit e shtetit e bëjnë gjuhën të pakuptimtë, ata mund të bëjnë të pakuptimtë edhe moralin dhe çdo gjë tjetër. Diktatura staliniste shtrembëronte mungesën postmoderne të kuptimit në një burokraci të stuhishme, duke shpërndarë kudo të pashpjegueshmen, enigmën. Në të vërtetë, emri Migena është një anagramë për “enigmën”. Personazhet e Kadaresë mund të jenë edhe në shtëpi brenda botës së purgatorit, “Duke pritur Godonë”.

Rudian jeton në një atmosferë mbytëse konfuzioni duke u përpjekur të kuptojë fatin e Lindës, ai dhe Migena nuk e kuptojnë njeri-tjetrin dhe shtyhen drejt një logjike të pakapshme. Rudiani mendon, “Çdo gjë ishte kaq e paqartë dhe si mund të ishte ndryshe? Gjithçka Ishte shumë e ndërlikuar”,  është përfundimi i paracaktuar i personazheve të Kadaresë. Regjimi funksionon me një papërshkueshmëri të tillë saqë edhe vrasësit e tij nuk i kuptojnë plotësisht kurrë urdhrat e tyre.

Me saktësi të larmishme, Kadare tregon sesi  komunizmi funksionon me mentalitetin e turmës, zhvlerësimin e plotë të individit, mohimin e shpirtit, vullnetit dhe mendjes që i shtohet barrës së punës në shërbim të shtetit. Në një nga dramat e Rudianit, personazheve nuk u lejohet të thonë as “mirëmëngjes”, vetëm “lavdi punës”.

Në një kohë kur vende të ndryshme të botës kanë filluar të tregojnë nostalgji për komunizmin, romani i Kadaresë ballafaqon pamundësinë acaruese të artit në një sistem kundër individit, autokratik.  Dorëshkrimet e dramave të Rudianit mbeten në duart e filistinëve të Komitetit të Partisë, duke pritur miratimin apo refuzimin pasi u janë bërë autopsitë për çdo sugjerim për kryengritje apo përmbysje.

Kadare gjithmonë ka qenë një stilist i lirë i forcës së pastër dhe John Hodgson e ka përkthyer këtë roman siç ka bërë me tre të tjerët, me një besnikëri impresionuese ndaj ritmeve errësuese të prozës dhe subjektit. Faqet e fundit janë në mënyrë të paharrueshme emocionuese, një shprehje e ndjenjës së fuqishme dhe surprizës. Rudiani ishte i rrethuar nga një zbrazëti dhe në këtë zbrazëti, para syve të tij, diçka po ndodhte në të cilën ai nuk mund të ndërhynte. Por kjo diçka, kjo zbrazëti, ndërhyn tek ai, ashtu siç ndërhyn tek çdo shqiptar, nga kryeqyteti në fshat, të dënuar në tmerr dhe frikë./ata/

Next Post
Topalli “mesazh” Berishës: Heshtja të bën bashkëfajtor, dikush t’i dalë për zot PD-së

Topalli akuza Bashës: Po qeveris me Ramën sipas paktit të 18 majit, ka video për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In