• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Washington Post jehonë deklaratave të Hahn dhe Mogherinit: Bojkoti e bllokimi i reformës pengon integrimin

by A R
13/04/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ashpërsoi edhe më tej gjuhën e akuzave ndaj ndërkombëtarëve që sipas tij, janë pjesë e komplotit të Edi Ramës. Basha shkoi edhe më tej kur tha se “Vettingu është sipërmarrje e mafias”.

Këto deklarata të rëndaj ndaj diplomatëve të huaj që kanë ndihmuar në procesin e reformës, sollën reagimin e përbashkët të eurokomisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtmë Federica Mogherini.

Përmes një konference ata deklaruan se bllokimi i reformës po pengon Shqipërinë në rrugën e integrimit. Po ashtu, ata kërkuan t’i jepet fund bojkotit. Konferenca e tyre ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Ja çfarë shkruante prestigjozja “Washington Post”:

“Bashkimi Europian i bëri thirrje opozitës së Shqipërisë të mërkurën që t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrin pjesë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo reformë konsiderohet si kyçe për përpjekjet e integrimit të vendit me bllokun prej 28-vendesh.

Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i thënë Shqipërisë se reforma në drejtësi ishte “një hap i rëndësishëm për vendin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.”

Ata thanë se debati politik duhet të bëhet “brenda parlamentit, sipas praktikave demokratike.”

Reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar ka qenë e bllokuar nga bojkoti i opozitës ndaj parlamentit, i cili ka nevojë të krijojë organet e verifikimit (Vettingu) që do të vlerësojë  gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita thotë se këto organe mund të jenë subjekt i manipulimit.

Kreu i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa i përmendur ato me emra, duke thënë se këto të fundit po mbështesin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet.

Që nga mesi i shkurtit, mbështetësit demokratët kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, kryeqytetin i vendit, me një çadër pranë zyrës së Ramës, duke thënë se ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare 18 qershorit sepse  pretendojnë se qeveria do të manipulojnë votën me paratë e drogës.”, shkruan  THE WASHINGTON POST

Next Post
Kjo femër do t’ju ndezë, thonë rrjetet sociale

Kjo femër do t'ju ndezë, thonë rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

November 14, 2026
Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet

Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet

November 14, 2026
Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

November 14, 2026
“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

November 14, 2026
“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

November 14, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Më shumë dramë për “kush” sesa për “çfarë”

November 14, 2026
“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

November 14, 2026
Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In