Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Arabinë Saudite mbi çështjet e nxehta në Lindjen e Mesme dhe për të ruajtur së bashku paqen dhe stabilitetin rajonal, tha të enjten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe gjithmonë e konsideron Arabinë Saudite si përparësi në diplomacinë me Lindjen e Mesme, tha kryediplomati.
Foto/ Ministria e Jashtme e Kinës
Wang Yi i tha këto gjatë bashkëkryesimit me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan Al Saud, të takimit të katërt të Nënkomitetit Politik dhe Diplomatik të Komitetit të Përbashkët të Nivelit të Lartë Kinë-Arabi Saudite, që synon të drejtojë dhe bashkërendojë bashkëpunimin dypalësh.
/e.d