• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

by E B
23/06/2026 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina dhe India duhet të jenë partnere e jo konkurrente, u shpreh ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi në Nju-Delhi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Indisë Ajit Doval.

Wang u takua me Doval të hënën, gjatë pjesëmarrjes në Takimin e 16-të të Përfaqësuesve të Lartë për Sigurinë Kombëtare të BRICS-it.

Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se udhëheqësit e të dy vendeve ranë dakord që Kina dhe India janë partnere e jo rivale, duke formuar kështu konsensusin më të rëndësishëm strategjik midis të dy palëve dhe duke ofruar një shtysë të rëndësishme e një garanci strategjike për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Indi.

Wang tha se, si dy vendet me popullsinë më të madhe, Kina dhe India duhet të nxitin bashkëpunimin nga një këndvështrim global. Ai theksoi prirjen e ngritjes së gjerë të Jugut Global, duke thënë që vendet e BRICS-it duhet të luajnë një rol më të madh në promovimin e shumëpolaritetit, mbrojtjen e interesave të vendeve në zhvillim dhe nxitjen e një rendi global më të drejtë e më të arsyeshëm. Kina e mbështet Indinë në përmbushjen e detyrës si vendi kryetar i BRICS-it dhe në promovimin e zhvillimit të mekanizmit të bashkëpunimit të BRICS-it, shtoi ai.

Në vijim ministri i Jashtëm kinez u bëri thirrje gjithashtu të dyja vendeve të respektojnë interesat thelbësore të njëra-tjetrës, të trajtojnë siç duhet problemet e ndjeshme dhe ta vendosin problemin kufitar Kinë-Indi në një pozicion të përshtatshëm, për të mos ndikuar në situatën e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe. Wang kërkoi zbatimin e vazhdueshëm të konsensusit të arritur nga të dy udhëheqësit, duke zgjeruar mekanizmin e dialogut dhe duke thelluar bashkëpunimin në fusha si tregtia, financat, zbatimi i ligjit dhe media. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mirëkuptimit publik e shoqëror për të ndërtuar një themel më të fortë për marrëdhëniet dypalëshe.

Nga ana e tij, Ajit Doval tha se India është e gatshme t’i trajtojë marrëdhëniet me Kinën nga një perspektivë strategjike e largpamëse, të zbatojë konsensusin e udhëheqësve të të dyja vendeve dhe t’i menaxhojë mosmarrëveshjet në mënyrë konstruktive, për të arritur rezultate të dobishme për të dyja palët.

Ai ritheksoi gjithashtu se, si një nga vendet e para që njohën Republikën Popullore të Kinës, India mban një qëndrim të vendosur në çështjen e Tajvanit. Ai shprehu gatishmërinë e palës indiane për të mbështetur bashkë me palën kineze shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës, duke mbrojtur bashkërisht multilateralizmin dhe të drejtat e interesat e ligjshme të vendeve në zhvillim.

Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët.

Next Post
Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com