• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Wang-Blinken, bisedime dypalëshe në Bali

by
10/07/2022 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i Shtetit e ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe sekretari i Shtetit i ShBA-së Antony Blinken zhvilluan  bisedime  për marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Të dy kryediplotatët ishin në Bali të Indonezisë për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të G20-s.

Komunikimi “i plotë, i thellë, i sinqertë dhe i gjatë” ndihmoi në rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pakësimin e keqkuptimeve dhe gjykimeve të gabuara ndërmjet të dy palëve dhe hapi rrugën për shkëmbimet e ardhshme të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve.
Tani marrëdhëniet Kinë-ShBA ndodhen ende përpara vështirësive  dhe po hasin gjithnjë e më shumë sfida, tha Wang.
Ministri i Jashtëm kinez tha se çelësi për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe është zbatimi i konsensusit të arritur nga dy krerët e shteteve. Ai theksoi se Kina ka praktikuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella si tre parimet e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane.
Meqë ka premtuar se nuk do të kërkojë të ndryshojnë sistemin e Kinës, ShBA-ja duhet të respektojë rrugën e socializmit me karakteristika kineze të zgjedhur nga populli kinez, tha ministri i Jashtëm i Kinës.
Gjithashtu SHBA nuk  duhet të mbështesë “pavarësinë e Tajvanit”, dhe të të ndalojë shtrembërimin e politikës së një Kine, theksoi Wang.
Ministri i Jashtëm kinez vuri në dukje edhe se “muri mbrojtës” i marrëdhënieve ndërmjet Kinës e ShBA-së janë tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli nga ana e tij mbi politikën amerikane ndaj Kinës, duke thënë se ShBA-ja nuk kërkon një Luftë të Ftohtë të re me Kinën, nuk synon të ndryshojë sistemin e Kinës, nuk sfidon statusin qeverisës të Partisë Komuniste të Kinës, nuk përpiqet ta frenojë Kinën dhe nuk mbështet “pavarësinë e Tajvanit”.
Ministrat e jashtëm arritën konsensus edhe për të nxitur shtimin e rezultateve nga konsultimet e grupeve të përbashkëta të punës kino-amerikane mbi baza të barabarta e të ndërsjella. Ata ranë në një mendje për rifillimin e shkëmbimeve njerëzore e të konsultimeve dhe forcimin e bashkëpunimit për ndryshimet klimatike e shëndetin publik.
Të dy palët parashtruan gjithashtu vizionin e ndërveprimit të shëndetshëm ndërmjet Kinës dhe SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit e shkëmbyen pikëpamje të thella për çështjen e Ukrainës dhe gjendjen në Gadishullin Korean.

/e.d

Next Post
Tirana mikpret në fund të korrikut Parlamentin Frankofon të Rinisë/ Veliaj: Mundësi e jashtëzakonshme për të…

Tirana mikpret në fund të korrikut Parlamentin Frankofon të Rinisë/ Veliaj: Mundësi e jashtëzakonshme për të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com