• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Walter”, ja shqiptari tjetër, bosi i drogës, mediat greke: Quhet Dhimitër P.

by Java News
12/05/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke janë përqendruar gjerësisht në trafikun e lëndëve narkotike në disa vende të Evropës që si burim kishin Shqipërinë dhe me të cilën lidhen tanimë jo një, por dy shqiptarë. Në një artikulli të ditës së enjte, e përditshmaja “Kathimerini” nxjerr të tjera detaje duke përdorur si burim një prej efektivëve të policisë që u mor me çështjen.

Sipas dëshmisë së tij, hetimi ka pasur si indicje autoritetet bullgare, sipas të cilave policia italiane e njësitit antitrafik po zhvillonte një hetim të gjerë që prej vitit 2013.  Sipas informatave të autoriteteve bullgare, anëtarët e rrjetit ndërvepronin kryesisht në Belgjikë, Holandë, Bullgari dhe Spanjë, ndërsa Greqia është përdorur si pikë transporti e narkotikëve me destinacione ndërkombëtare, që kryhej me furgonë mallrash.

Por ajo që përbën rëndësi në rrëfimin e tij është pohimi mbi personin që e kontrollonte të gjithë këtë trafik, 50-vjeçari shqiptar i identifikuar si Dhimitër P. me banim në Belgjikë dhe që njihet me pseudonimin Walter.  Sipas burimeve, ai zotëron banesa edhe në Tiranë e Athinë, ndërsa posedon llogari bankare në Greqi (366.000 euro), në Shqipëri (460.000) dhe në Belgjikë (100.000).

Personi në fjalë kishte tërhequr vëmendjen e policisë pasi në prill të vitit 2015, një prej furgonëve që po trasportonte plastikë nga Brenda e Holandes për në Londër të Anglisë ishte ndalur në Kale të Francës për kontroll të imtësishëm, ku dhe ishin zbuluar edhe disa pjesëtarë të tjerë të organizatës nga kabllogramët telefonikë.

Anëtar tjetër me rëndësi të madhe, sipas dëshmitarit të gazetës greke, është edhe 44-vjeçari Klement B. i njohur ndryshe si Keli, në emër të të cilit është shpallur edhe arresti ndërkombëtar.

Por nëpërmjet mediave, vijon artikulli, gjatë së mërkurës vetë personi bëri me dije se është në punën e tij e se nuk ka lidhje me akuzat, duke i cilësuar ato të bëra nga Partia Demokratike si sulm politik.

Në mars të këtij viti, burimet konfirmojnë se Keli ka mundësuar që një kamion me barna të kalojë pa problem kontrollin doganor në të cilin ndodhej edhe droga që do shpërndahej më pas në vende të tjera të Europës.

Gjithashtu, nga përgjimet telefonike të kryera rezulton se ai është personi përgjegjës për transportin e hashashit nga jugu i Shqipërisë drejt ishujve të Jonit, nëpërmjet skafëve e mandej drejt Evropës qendrore e perëndimore.

Pjesë e këtij trafiku ishte edhe sasia e bllokuar në ishullin e Zakinthit me më shumë se 600 kg hashash, ku u arrestuan edhe dy nga bashkëpunëtorët e tij që kishin shkuar për ta shoqëruar mallin deri në destinacion.

Për këtë arsye ishte marrë me qera edhe një banesë në Lefkadha të Greqisë, ku do të bëhej depozitimi fillestar i lëndëve narkotike.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i hetimeve është edhe fakti se anëtarët e organizatës përdornin një agjenci turistike në Athinë për kryerjen e transporteve, ku nga një kontroll në njërin prej mjeteve u gjet një shumë parash prej 32.000 eurosh. TCH/ a.k

Next Post

Barcelona ekipi më i dashur, kryeson listën për shitjen e uniformave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In