• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Wagner nxjerr hartën e Krimesë, tregon se si mund të kapitullojë Rusia. Çfarë fshihet pas analizës së Prigozhinit?

by Java News
25/03/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë.

Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase.

Prigozhin mund të ketë të drejtë, duke marrë parasysh sulmet e shpeshta të ushtrisë ukrainase në Krime, apo ndoshta është vetëm një shfaqje.

Nëse është kjo e fundit, çfarë po synon Prigozhin?

Siç tha kreu i grupit më famëkeq mercenar rus, ukrainasit dëshirojnë “t’i japin tri goditje forcave ruse dhe ta çlirojnë territorin deri në kufijtë e vitit 1991”.

Gjithashtu, Prigozhin pretendon se Ukraina ka përqendruar 200 mijë ushtarë në Donbas, nga të cilët 80 mijë janë afër Bakhmutit.

“Planet përfshijnë një pushtim të rajonit të Belgorodit në Rusi që do të përdorej për këmbim me Luhanskun dhe Donbasin dhe më në fund çlirimin e Krimesë”, thotë Prigozhin ndërsa vizaton në një hartë të Ukrainës.

Më tej ai shpjegon se janë krijuar kushtet për sulmin ukrainas.

“Çfarë po bën armiku? Pranvera po vjen. Toka po thahet, era po fryn, temperatura janë nga 15 në 18 gradë Celsius. E gjithë kjo mundëson lëvizjen e mjeteve të rënda nëpër terren. Ukrainasit morën një numër të madh automjetesh të ndryshme nga NATO, automjete të blinduara, tanke Leopard për të cilët të gjithë po flasin. Ata përgatitën 200 mijë rezervistë. Do t’i përqendrojnë në vende të ndryshme”, thotë njeriu i njohur si kuzhinieri i presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai shton se ushtria ukrainase do të marshojë në Belgorod dhe se kufiri midis tij dhe Kharkivit duhet të forcohet për të qenë i padepërtueshëm.

“Më pas do të tentojnë të kalojnë linjën Svatova-Kremin për të arritur në Valujki. Së treti, ata do të përqendrohen në Bakhmut për të sulmuar formacionet ruse, për të demoralizuar forcat dhe për të fituar një avantazh. Pasi ta kontrollojnë Bakhmutin, do t’iu hapet rruga përpara. Një grup prej 80 mijë trupash është përqendruar rreth Bakhmutit dhe duke mbajtur këtë linjë, ata mund të përpiqen të ndalojnë njësitë e Wagner. Kur ta bëjnë këtë, ata do të hapin një rrugë prej 30 deri në 40 km ku mund të përqendrohen”, pohoi ai.

“Ata do të lëvizin në disa drejtime në të njëjtën kohë – nga poshtë në Lisichansk-Severodonetsk, duke u përpjekur të ndajnë Luhanskun dhe Donetskun në dy pjesë. Pastaj do të përqendrohen rreth Dnieperit dhe do të lëvizin drejt Zaporizhzhia. Do të kryejnë disa sulme për të fituar Berdyansk, Melitopol dhe Mariupolin, duke bllokuar kështu Krimenë. Pastaj ata do të shkojnë në urën e Krimesë dhe do ta kthejnë situatën si në kufijtë e vitit 1991”, thotë Prigozhin.

Çfarë fshihet pas analizës së Prigozhinit?

Prigozhin shpjegoi në detaje planin e palës ukrainase pa shpjeguar se si i mori informacionet e lartpërmendura. Pyetja është, megjithatë, pse Prigozhin nuk ia tregoi Kremlinit dhe jo para kamerave?

Ndoshta përgjigja duhet kërkuar në marrëdhëniet e komplikuara, ose më mirë të këqija me Kremlinin dhe veçanërisht me njeriun e parë të ushtrisë ruse, Sergei Shoigu.

Prigozhin më parë drejtoi publikisht gishtin nga ministri rus i Mbrojtjes për shkak të rezultateve të dobëta të ushtrisë ruse, e cila u detyrua të tërhiqej nga ofensiva ukrainase në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit në jug, në Kherson, por edhe në lindje, ku në atë kohë Moska kontrollonte pothuajse 100 për qind të rajonit të Luhanskut dhe pjesën më të madhe të rajonit të Donetskut, duke përfshirë portin kyç të Mariupolit.

Gjithashtu, njeriu i parë i familjes Wagner pretendon se Shoigu dhe ministria e tij nuk siguruan armë dhe furnizime të mjaftueshme për trupat në vijën e frontit në Bakhmut.

Përçarja u bë më se e dukshme, prandaj edhe letra dramatike e Prigozhinit drejtuar Shoigut, në të cilën ai paralajmëron një kundërsulm të mundshëm ukrainas në fund të marsit ose në fillim të prillit, shkaktoi shumë dyshime.

“Situata është e vështirë, shumë e vështirë, armiqtë po luftojnë për çdo metër”, tha Prigozhin dhe i bëri thirrje Shoigut të zbatojë masat për të parandaluar një ofensivë të mundshme ukrainase dhe për të parandaluar që mercenarët të rrethohen në Bakhmut.

Jo shumë kohë pas kësaj letre, Prigozhin qëndroi para kamerave për të shpjeguar ofensivën e mundshme.

Pyetja që lind është nëse Prigozhin është vërtet i shqetësuar për situatën në front apo thjesht po i bën presion mediatik Shoigut për ta detyruar që t’i dërgojë grupit Wagner, armët e kërkuara?

Përgjigja për këtë pyetje do të dihet në ditët në vijim, ndoshta edhe në orët e ardhshme./m.j

Next Post
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Tirana zgjohet ndryshe në 15 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In