Mbrëmjen e djeshme në një superoperacion të policisë së Shkodrës, pas një hetimi të gjatë u arrit të kapej 25-vjeçari Blerim Harusha, shpërndarës kokaine.
Në videon e publikuar nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, që kishte me qira në qendër të qytetit, duken qartë dozat e kokainës të mbështjella e të future në kuti shkrepseje, gati për shitje. Qeset e kokainës, siç janë me nga 1 gram secila.
Në momentin e arrestimit policia i gjeti 15 doza me vete, ndërsa pasi iu bastis banesa, blutë e Shkodrës iu sekuestruan disa doza kokainë edhe në banesë, të cilën me sa duket e kishte marrë me qira pikërisht për ta kthyer në bazën e shpërndarjes së kokainës. Gjithsej iu konfiskuan 118 doza kokainë.
a.ç