• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VV: S’mund të dënohen deputetët që mbrojtën territorin

by Java News
29/12/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar seancën e fundit gjyqësore ndaj saj, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Për dy vjet sa ka zgjatur procesi gjyqësor kundër deputetëve të VV-së, Haxhiu, ka thënë se u persekutuan nga sistemi i kapur që ishte në shërbim të klanit “Pronto”.

“Nesër është seanca e fundit gjyqësore kundër Albinit, Donikës, meje dhe Fatonit. Një proces i gjatë gjyqësor kundër neve deputetëve që mbrojtëm territorin dhe mbrojtëm Republikën”, ka shkruar deputetja Haxhiu në Facebook.

“Për këto 2 vite u persekutuam nga sistemi i kapur që ishte në shërbim të plotë të klanit Pronto. Albini dhe Donika vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në paraburgim! Aktakuza e ngritur kundër nesh është krejtësisht joprofesionale, e pabazuar dhe politike. Pas fjalës përfundimtare, është e domosdoshme nxjerrja e aktgjykimit refuzues”, ka shkruar ajo.

“Nuk mund të dënohen deputetët që mbrojtën territorin, as ne dhe as të tjerët që janë në procese gjyqësore për veprime politike. Deputetët e kanë obligim kushtetues të mbrojnë territorin e Republikën andaj nuk do të heshtim sa herë eksiston rreziku sikur i para dy viteve”. (b.an)

Next Post
Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e Durrësit, sistem të ri kanalizimesh te Rr. “Tish Daija”

Riparohet linja e furnizimit me ujë në Rrugën e Durrësit, sistem të ri kanalizimesh te Rr. “Tish Daija”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com