Volkswageni ka njoftuar se do të rikthejë 1950 automobila dizel në Kinë për të ndryshuar sistemin softuerik pas mashtrimit më emetime të gazrave dhe se Singapori ka ndalur shitjet e këtyre automobilave. Prodhuesi gjerman ka pranuar se 11 milionë vetura të kompanisë janë “mashtruese” në gjithë botën.
Rikthimi në Kinë vlen për 1946 modele Tiguan dhe katër vetura Passat B6. Volksëageni, që është prodhuesi me shitjen më të madhe në Kinë, nuk ka vuajtur shumë me këtë skandal në shtetin aziatik. Në Singapor, Agjencia Kombëtare e Ambientit ka njoftuar se shitjet e modeleve dizel nuk do të lejohen deri sa t’i përshtaten kritereve për emetim të gazrave. Softueri mashtrues ishte gjetur në 650 vetura të regjistruara në këtë vend.