• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vullnetarët e “Fundjavë ndryshe” mbjellin 200 pemë në Liqenin e Farkës

by A R
12/02/2018 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku i Liqenit të Farkës është pasuruar sot edhe me 200 pemë të tjera, falë kontributit të nismës “Fundjavë Ndryshe”, e cila iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’iu bashkuar aksionit të gjelbërimit të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe”, që kësaj here vendosën që kontributet e tyre t’i përdorin për një tjetër nevojë që ka shoqëria jonë, siç është gjelbërimi.

“I jam shumë mirënjohës Arbër Hajdarit dhe gjithë vullnetarëve të “Fundjavë ndryshe”. Nevojë njerëzore është edhe gjelbërimi, ajri i pastër. Më pëlqen që sot po adresojmë këtë nevojë, që është në fakt nevoja ulëritëse e një qyteti për më shumë hapësira të gjelbra”, u shpreh Veliaj. Ai tha se me investimet e realizuara në këtë zonë, por edhe me pemët e mbjella gjatë këtyre muajve, Liqeni i Farkës po shndërrohet në destinacion argëtimi dhe frymëmarrje e dytë për qytetin e Tiranës.

“Sot jemi në cepin tjetër të liqenit të Farkës. Njerëzit kanë parë hyrjen, ku është punuar shumë, por tani e kemi zhvendosur hartën e ndërhyrjeve edhe në fundin tjetër, që është më pranë zonës së fshatit, ku shumë banorë të zonës kanë bashkëpunuar dhe thonë: për sa kohë që e dimë që nuk do ndërtohen pallate buzë liqenit, më mirë na e gjelbëroni. Me kontributin e “Fundjavë ndryshe” sot i kemi dhënë qytetit një total prej 200 pemësh”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ftoi edhe një herë qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe ngjarjet e tyre më të rëndësishme t’i përjetësojnë duke mbjellë një pemë. Në mënyrë të veçantë, ftoi të dashuruarit që 14 shkurtin ta festojnë edhe duke mbjellë një pemë si dëshmi e dashurisë së tyre. “Shpresoj shumë që sot të kemi dhënë një kontribut për diçka që brezat e tjerë do e konsiderojnë si parkun e dytë të madh të Tiranës. Arbri përdori ditën e sotme si një mënyrë për të kontribuar, por secili mund të gjejë një sebep që mund të jetë 14 shkurti për ata që dashurohen, mund të jetë 7-8 marsi për Ditën e Mësuesve dhe Nënës, mund të jetë çfarëdo lloj arsye, një i porsalindur, një rast përkujtimor, një përvjetor, për ta përdorur për të mbjellë”, shtoi ai.

Veliaj tha se kur mbeten edhe pak më shumë se 1 muaj nga mbyllja e sezonit të mbjelljeve, Bashkia e Tiranës është duke iu afruar synimit për të mbjellë 100 mijë pemë. “Jemi shumë afër rekordit tonë me 100 mijë pemë dhe besoj që falë kontributit që na dha sot “Fundjavë ndryshe”, jo vetëm do e kapim, por do e kalojmë këtë rekord deri në 21 mars. Kur secili jep aq sa ka mundësi, të gjitha organizatat, komunitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, pallatet që po ndihmojnë, mund të kemi realisht një qytet ku kanë kontribut të gjithë, jo vetëm Bashkia që e ka për detyrë, por secili që e ndien se do të lërë një shenjë në qytetin e vet”, theksoi Veliaj.

Drejtuesi i nismës “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari përgëzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për këtë nismë, e cila sipas tij është shumë të nevojshme për vendin tonë. “Kjo është një punë shumë e madhe, që jo vetëm bashkia, por mendoj të gjithë qytetarët e Tiranës duhet të përfshihen, jo vetëm në Tiranë, por edhe të qyteteve të tjera, pasi dihet që shqiptarët nuk e kanë pasur marrëdhënien e mirë me pyjet. Unë gjej rastin të ftoj gjithë qytetarët e Tiranës, qoftë bamirësit e “Fundjavë ndryshe” që është një numër shumë i madh njerëzish për t’i dhënë akoma më shumë kuptim kësaj gjëje që po bëjmë sot. Ky është vetëm fillimi i aktivitetit të “Fundjavës” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për mbjelljen e këtyre pemëve, shpresojmë që numri që do të kontribuojmë të jetë një numër akoma më i madh për të arritur qëllimin që kemi vënë”, tha Hajdari./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

November 25, 2026
“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

November 25, 2026
Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

November 25, 2026
Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

November 25, 2026
NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

November 25, 2026
Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In