• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vulin e Gjuriç: Fati i serbëve në Kosovë është vetëm te Lista Serbe

by Java News
21/05/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri aktual dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur në Beograd kandidatët e Listës Serbe për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Mediet serbe nuk kanë raportuar hollësi se çfarë është biseduar në atë takim, meqë ai është mbajtur pas dyerve të mbyllura, transmeton Koha.net. Por, pas takimit, disa nga pjesëmarrësit kanë thënë se deputetët e kësaj liste përbëjnë garanci se nuk do të lejohet formimi i Ushtrisë së Kosovës ose të realizohen projekte në dëm të serbëve. Ministri i Punës, i punësimit dhe i çështjeve sociale e të luftëtarëve, Aleksandar Vulin, është shprehur se falë Listës Serbe nuk ekziston Ushtria e Kosovës. “Po të mos jenë deputetët të cilët flasin njëmend në emër të popullit serb, të jeni të sigurt se Ushtria e Kosovës do të jetë faktor i ri në Kosovë e Metohi. Kur t’i dëgjoni kandidatin për kryeministër Ramush Haradinajn i cili kërcënon se do të arrijë deri te Nishi, mund të merret me mend se çfarë do të bëjë kur ta ketë ushtrinë. Serbët nuk guxojnë ta lejojnë këtë”, citojnë mediet Vulinin, transmeton Koha.net.

“Pa shtetin dhe qeverinë e Serbisë nuk mund të ketë jetë për serbët në Krahinë. Lista Serbe ka për detyrë që bashkë me popullin serb në Kosovë e Metohi të korrë fitore bindëse dhe të mos lejojë që ndonjë mandat të dalë jashtë Listës. Pa autoritetin e Listës Serbe, zëri i serbëve në Kosovë e Metohi nuk do të dëgjohet”, është shprehur ai.

Siç citohet të ketë thënë ai, Qeveria e Serbisë mbështet Listën Serbe dhe kandidatët e saj”.Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se “më 11 qershor në Kosovë e Metohi mbahen zgjedhje vendimtare për mbijetesën dhe fatin e popullit tonë dhe të ardhmen në krahinën serbe jugore”.

“Vetëm Lista Serbe mund të garantojë dhe të luftojë edhe brenda institucioneve krahinore që lidhja ndërmjet Beogradit dhe popullit tonë në Kosovë të mbetet e pandërprerë”, ka thënë Gjuriç. (b.an)

Next Post
Rama: Askush s’mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur paqen e parandaluar konfliktet

Rama i përgjigjet LSI: Ndryshimet në Kod pas zgjedhjeve në favor të 'meraqeve' të partive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In