• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vulgariteti, politika dhe mbijetesa jonë

by Ben Andoni
20/08/2020 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Apelet e njerëzve t’kapur papandehur në kufirin shqiptaro-grek mbeten trishtuese në të gjitha orët e fundit. Jo sepse koha ishte normale, por sepse kurdo do gjendet diçka që t’ua bëjë jetën e vështirë shqiptarëve. Pa marrë parasysh këtu edhe konfuzionin tonë kombëtar. Dhe, shfryrja e tyre, përgjatë këtyre ditëve, ka qenë disi anormale: Ofendime, krahasime sfiduese, vulgaritete të çdo lloji dhe apele. A është përgjegjës shteti ynë për ne?! Por, ndërsa njerëzve u falet me atë tragjedi që po përjetojnë është e paimagjinueshëm cinizmi i zyrtarëve, përfitimi pa skrupuj i opozitës dhe mungesa totale e përshtatjes ose më saktë paraprirjes së situatave të tilla. Dhe, kjo nuk ndodh sot, por prej vitesh nga zyrtarët shqiptarë që kritikojnë (lexo-ofendojnë) paraardhësit e kështu me radhë me lloj-lloj epitetesh. Dhe, njerëzit janë sfond i të gjithës e pré e këtij konfuzioni e banaliteti pafund. Në këto momente shpërndahet vetëm tragjedia e këtyre qytetarëve, papërshtatja me rregullat dhe vulgariteti i shumë kinseve. Më së shumti të politikës.

Po, a ia del dot njeri të numërojë epitetet, metaforat dhe figurat e tjera përdorur në kuptimin fyes nga ish-kryeministri Berisha? Po kinse lojërat e fjalëve të kryeministrit Rama dhe fyerjet e gjithë shpurës së tij, që i përgjigjen opozitës? Po përdorimin vulgar të shumë simbolikave që kulmuan me krahasimin e tij me Skënderbeun dhe “Legjionin e Nderit”. Po shumë fjalë, të kinse veprimtarëve civilë dhe të tjerëve që kërcënojnë dhe ofendojnë me fjalorin e tmerrshëm vulgar përcjellë te një turmë e etur për të keqen. Oh sa e gjatë është lista?! Po aq sa e njerëzve të kufirit, që sot do të largohen me listë…

Njësoj si shqiptarët e kufirit, nuk ka ditë që njeriu ynë i thjeshtë të mos përballet me fyerjen dhe vulgaritetin e politikës, administratës memece dhe segmenteve të shoqërisë dhe kulturës, si edhe çdo subjekti që shërben si medium shërbimi. Në fakt, vulgariteti e përmban normalisht dhe mallkimin e fyerjen. Vulgariteti, në kuptimin e fjalës vulgare, i referohet gjuhës e cila është ofenduese ose e turpshme. Në fakt ka një dallim të vulgares së përdorur në publik dhe asaj me përdorimin e fjalëve specifike, që në letërsi përdoren rëndom për të përforcuar idenë e autorit apo për t’i dhënë vërtetësi një subjekti të caktuar. Të atyre natyrave, ku Nabukov e përdori me kujdes te “Lolita”, kurse Charles Bukowski e lëshoi pa kujdes te “Femrat” për një fashë shoqërore të kohës sonë, duke ardhur te shfrimet paskrupuj të Elfriede Jelinek.

Sërish edhe kjo do t’i shërbente një shoqërie normale, kurse kjo jona e sotme është e mbytur me vulgun që shprehet ngado. Duket se vulgarja është bërë mjeti më i duhur jo thjesht për të mposhtur kundërshtarin; për të bërë diferencën, por edhe për të mbledhur klikimet aq të domosdoshme për mbijetesën e televizioneve apo mënyrën sesi konceptohet funksionimi i medias së sotme dhe mbi të gjitha sesi mund të bësh vend në shoqëri. Dhe, hedonizmi i shfrenuar shoqëror, i shprehur jo pak herë përmes vulgut, është ajo që e ushqen për çdo ditë këtë mjedis. Ndaj, nuk ka më profesorë të përkorë apo dijetarë apo specialistë që kumtojnë ose u referohemi (përveç rasteve të katastrofave), veçse më së shumti njerëz dhe personazhe që përdorin fjalë të drejtpërdrejta banale dhe kinse lakuriqësi fizike e rregulluar me photoshop dhe mendore plot trike citatesh boshe. Mënyra sesi banalizohet dhe ideali më i rrallë, veprimtaria njerëzore dhe si thjeshtohet përpjekja e bën gjithçka të duket e turpshme.

Por sërish, një nga burimet kryesor është vetë politika jonë. Më të rralla, por gjithsesi të pranishme në formën e humorit, fjalët e kryeministrit Rama që e bëjnë gjithçka qesharake kur flitet për kundërshtarët, që arrin t’i denigrojë deri në qelizë. Me miksimin e fjalëve, metaforave dhe batutave të tabanit popullor me ato të standardit, ai bën që gjithçka të duket e ulët përballë tij. Me talljen e grimasave, njëherë arriti deri duke vënë në lojë një cen fizik shprehje të një deputeti të opozitës, ai kaloi cakun, ashtu si ish-kryeministri Berisha, tashmë drejt moshës së tretë, teksa përdor një gjuhë që nuk është e lejueshme qoftë edhe në individët më problematikë. Dhe, fatkeqësia nuk mbaron këtu, por mënyra sesi ushqen me vulg media vizive dhe përhapja e frikshme me rrjetet sociale është tragjike. Zbignjev Brzhinski e vërejti rolin negativ të vlerave amerikane prej televizionit të sotëm të vendit të tij me një esse të gjatë, ku do rrëfente edhe problemet më të mëdha të shoqërisë së vet. “Ky mjet tashmë është bërë mbizotërues në përftimin e kulturës kombëtare dhe të besimeve të saj themelore. Ashtu si vëren James B.Ticell në veprën e tij të goditur “Kultura e karnevaleve –prishja e shijeve në Amerikë 1992”, TV-ja amerikane është bërë ‘një mjet, prodhimi i të cilit ka hyrë kaq thellë dhe është bërë kaq vendosmërisht banal saqë pothuaj i vetëm e ka futur vulgaritetin në kulturën modern duke e bërë normë, Si rezultat kemi një kulturë masive të në lëvizje nga spekulantët që shfrytëzojnë urinë për vulgaritet, pornografi dhe biles për barbarizëm. Një mbisundim i tillë i dekadencës dhe hedonizmit në një kulturë s’bën gjë tjetër veçse krijon efekte çmoralizuese në vlerat e shoqërisë, duke shkallmuar dhe gërryer edhe njëherë besimet e ndjera thellë”.

E kësaj kohe është një analizë e “The Economist” të 28 Mars 1992, ku në programet për adoleshentë më të shikuarat në Tv amerikane në rastin më të mirë prindërit e tyre paraqiteshin si “emocionalisht të paqëndrueshëm, të divorcuar, kriminelë jakë-bardhë, të dhënë pas alkoolit, kokainës ose të Kristalit të Epokës së Re (lloj droge)” (cituar prej tij)

Po pse i jemi lëshuar dhe në këto ditë të vështira vulgaritetit? Pse e urrejmë sakrificën etj? Pse e tallim pamundësinë e njerëzve tanë, dhe madje varfërinë apo në rastin më të zakonshëm e shfrytëzojmë atë. Çfarë mund ta ruajë shoqërinë tonë dhe si mund të rikthejmë si duhet vlerat. Shkolla, shoqëria dhe drejtimi që po i sjellim shoqërisë i mungon gati çdo gjë. Reformat që morëm dhanë aq pak ndryshim për të mos thënë na kthyen pas. Të vetmet përpjekje janë ato që shoqëria bën duke mundur të shfrytëzojë vulgaren, në emër të pozitivitetit, që megjithatë mbetet shumë i përfolur. Pasi vija që e ndan vulgaren me normalen, sot, është fare e ngushtë. Dhe, këtu futet kritika: a mundet vulgarja që të kthehet në diçka pozitive?! Në ndonjë shfaqje arti po, por aspak në jetën e përditshme tek ne, ku vulgu i politikanëve dhe i lloj-lloj kinseve ka mbytur gjithçka të mundur. Këtë vulg përballnin por dhe kultivonin njerëzit e sakrifikuar në Kakavijë e Kapshticë, ata që kanë mbetur pa punë dhe të tjerë e të tjerë, përveç vajzave që zhvishen vend e pa vend duke na treguar hire fotoshopi. Por edhe për to e ka një përgjigje: “Unë e dua luksin. Dhe luksi nuk qëndron te pasuria dhe zbukurimi, por në mungesë të vulgaritetit. Vulgariteti është fjala më e shëmtuar në gjuhën tonë. Unë dua të qëndroj në pjacë thjesht për ta luftuar atë”, thoshte dikur Coco Chanel. Por medet, ne e kemi humbur luftën me të, sepse ne gjykojmë sot, vetëm duke folur me vulgaritetin. Ne jemi në lojën e vulgaritetit. (Homos Albanicus)

 

Next Post
Zëri i Amerikës: Kryeministri Rama bën thirrje në Moskë për njohjen e Kosovës

Situata në Bjellorusi, Lavrov telefonatë me Ramën: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In