• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vula te “non-grata”, dardhë me bisht prapa…

by Azgan Haklaj
18/06/2024 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Haklaj

Gjithkush e shikon dhe e përjeton një situatë aspak demokratike, aspak ligjore, me konflikte që cenojnë sigurinë dhe lirinë e qytetarëve, me pushtet autokratik që autokracinë po e forcon me kleptokraci në vendin tonë dhe pothuajse në të gjithë Ballkanin.

Duam apo nuk duam duhet pranuar me alarm se influenca ruso-sllave për të shkëputur vemendjen nga pushtimi i Ukrainës herë nën tokë e herë hapur po fuqizihet në gadishullin që ndër shekuj është quajtur fuqi baroti.

Kërcënimi verbal e militaritarist i Serbisë ndaj Kosovës, populizmi ekstravagand e qëndrimi anti perëndimor i Albin Kurtit lojë kjo që faktorizon Vuçiçin tek ndërkombëtarët çka deshmohet qartazi tek emailet sekrete ku flitet për takimet në Slloveni të shefit të kabinetit të Albin Kurtit Luan Dalipit me shefin e BIA-s Bratislav Gasiç ministres serbe Zorana Mihajlloviç dhe Muhamet Mustafës, njeriut të afërt të Vjosa Osmanit të cilët sipas emaileve janë dakorduar për të emëruar së bashku shefin e AKI- së në Kosovë Kujtim Shalën që të mos përgjohen në takimet e tyre.

Rikthimi në pushtet në Maqedoninë e Veriut i klaneve të dominuara nga ethet shoviniste e sovraniste.
Gjysëm shteti pro-serb i instaluar në Mal të Zi apo retorikat e veprimet separatiste të Dodik-ut në Bosnje janë panorama e errët realiste e Ballkanit Perëndimër sot.

Aspak prapa atyre që lartpërmenda nuk qëndron fatkeqësisht as vendi ynë.

Me një sistem hibrit aspak demokratik.

Me një lidership mbi 30 vjeçar të korruptuar e të faktuar botërisht.

Me një shpopullim biblik e mungesë totale shprese pavarësisht makiazhit propagandistik ndërkombëtar nga Edi Rama, Shqipëria sot është kthyer një epokë larg drejt izolimit e stopimit të proçeseve jetike të integrimit.

Aferat miliardëshe të korrupsionit, qeli e prokurori të mbushur me pushtetarë hajdutë, ndërhyrje flagrante në drejtësi, vjedhje të votës, minim të demokracisë me pengim të rrotacionit politik, pengim të drejtësisë, me një fjalë intalim de facto i një sistemi para totalitar autokratik,- kjo është karrikatura me të cilën paraqitemi përpara perëndimit ku aspirojmë të shkojmë.

Natyrisht që kjo situatë nuk është pa autorë.

Eshtë establishmenti i vjetër e i korruptuar që për interesat e tyre kafshohen e puthen por kanë atrofizuar ç’do hapsirë demokratike dhe shprese për ndryshim.

Një shembull që flet vetë ishte rasti i fundit kur me një vendim mediokër e të paramenduar u fshi gjykimi i thelluar duke “arsyetuar” me procedurë e duke shënuar kështu një precedent të rrezikshëm për drejtësinë dhe demokracinë dhe vula e siglat 33 -vjeçare që kanë në themel demokracinë e lirinë perëndimore euroatlantike ju dorëzuan pronarit të bunkerit antiamerikan.

Sigurisht jo për lemoshë te Edi Ramës por për hallin e madh që i ka zënë nga prokuroria e posaçme anti korrupsion SPAK e investuar dhe monitoruar nga SHBA-ja.

Vulë në këmbim të ujdisë për të futur duart me ligj në mbarëvajtjen në limitimin e forcës së SPAK.

Eshtë e dhimbshme që këtij konsipiracioni malinjë i shërbyen edhe disa gjyqtare që rezultojnë të lidhura me punë e ofiqe me qeverinë e Edi Ramës.

E atëherë fjalët e iluministit të shquar francez Volter janë sa të duhura dhe aktuale: “Të detyrosh ligjin ti shërbejë padrejtësisë është shkalla më e lartë e degjenerimit…”!

E pra gjyqtaret u urdhëruan për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë për gjykim të thelluar, e për këtë duhet të denoncohen në KLGj dhe pastaj në SPAK.

Natyrshëm lind pyetja pse vepruan kështu gjyqtaret e lidhura me pushtetin?!!

Krejt e qartë.

Për të vazhduar ujdinë Rama & Berisha që filloj me pengimin e reformës zgjedhore duke rrezuar komisionin përkatës, goditjen e SPAK-ut me amnistinë penale, reformën në drejtësi me komisionin Xhafa me qëllim për të vazhduar rehat sundimim e Triumviratit.

Gjyqtaret nuk e hapën atë dosje sepse aty ka disa vepra penale, përvetësim i paligjshëm i titullit zyrtar, falsifikim vule e formularësh e shpërdorim detyre.

I gjithë dokumentacioni i kuvendit të 11 dhjetorit është i vulosur me një vulë të degës nr 3 të Tiranës.

E theksoj se dokumentacioni duhej të vulosej me vulën e përgjithshme të PDSH-së, pa analizuar si janë zbatuar dizpozitat statutore.

Në vitin 2021 Trekëndeshi i Bermudës i grabiti karrigen e kryeministrit Lulzim Bashës kurse tani i rrembeu vulën me proçedurë për ti rrëmbyer karrigen e partisë, që ta mbajnë peng përsëri karrigen e kryeministrit.

Ky rast shqetësues jo vetëm për Lulzim Bashën e demokratët e zhgënjyer nuk kalon kaq lehtë.

Pa u tharë mirë boja e vendimit absurd të Gjykatës së Apelit vjen reagimi i ashpër nga Ambasada e SHBA-ve se jo vetëm nuk ka ndryshim të qëndrimit ndaj “non grata”-ve por do kenë pasoja dhe ata që bashkëpunojnë me to.
E jo për rastësi e konçidencë këto ditë Presidenti i SHBA-ve Biden firmosi zgjatjen e urdhërit ekzekutiv për një vit të situatës së jashtëzakonshme në Ballkan.

E pra kjo situatë nuk duhet të konceptohet si çështje e brendshme partike a shtetërore por siç e ka theksuar vetë Departamenti i Shtetit:

“Raste të rrezikshme që cënojnë interesat e SHBA-ve dhe politikën e saj te jashtme”.

Ndaj ngazëllimi folklorik me dajret e marra me qera nga Edi Rama poshtë çatisë së non gratës është një vegim i rremë dhe një segment i përkohshëm që mbaron shpejt.

Pikërisht për këto dhe të tjera arsye e bëma të trekëndëshit famëzi te Bermudës do të jetë pas 3 ditësh në Tiranë kordinatori kundër korrupsionit global ne Departamentin Amerikan te Shtetit Richard Nepew.

Po vjen koha e të vërtetave të mëdha që do të jenë dhe çlirimi i demokracisë nga okupatorët autokratë e të korruptuar.

Këto të vërteta nuk i shemb dot me varre Ilir Meta, nuk i tjetërson dot me ulurima nga dritarja e ballkonit Sali Berisha dhe nuk i makiazhon dot me propagandë Edi Rama.

Vula e demokrateve nuk ka vend në xhepat e atyre që janë damkosur me vulën e të padeshiruarve, të korruptuarve e minuesve të demokracisë dhe penguesve të drejtësisë. Komisioni Special i apaleve të Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar rikonfirmoi vendimin e Foring Ofisit për të shpallur non grata Sali Berishën mikun e Fazlliçëve të familjes së tij për korrupsion madhor, minim të demokracisë, pengim të drejtësisë, bashkëpunim me krimin e organizuar.
Metaforikisht u them atyre që shpresojnë tek nongrata është si të kapësh në degën e thyer të një peme të tharë.
Vula është thjesht një objekt i pashpirt e pa vetëdije por edhe ajo si dardha në shprehjen e popullit e “ka bishtin prapa”.
Ka ardhur koha që jo vetëm demokratët por gjithë shqiptarët të mos tolerojnë ata që duan që si dikur në kohën e Enver Hoxhës të mbyllin portën e miqësisë me fuqitë e demokracisë euroatlantike për interesat e tyre okulte, sepse siç thoshte shkrimtari i shquar gjerman Thomas Mann: “Toleranca kthehet ne krim kur aplikohet tek e keqja”.

E për ta mbyllur reflektimin tim jo pa optimizem ju drejtohem të gjithë atyre që më ndjekin me një shprehje latine”aspeti e asperare”(Prisni dhe shpresoni).

Next Post
ELLE: Shqipëria, një perlë e turizmit evropian në zhvillim

ELLE: Shqipëria, një perlë e turizmit evropian në zhvillim

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Sakte dhe bukur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

February 12, 2026
Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

February 12, 2026
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

February 12, 2026
Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

February 12, 2026
Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

February 12, 2026
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

February 12, 2026
Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

February 12, 2026
“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In