• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vula është kthyer në patate të nxehtë”/ Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: PD-së t’i kthehet legaliteti

by Java News
27/03/2024 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit të Juridiksionit për çështjen e PD-së.

Në këtë shkresë kërkohet që të shqyrtohet kjo çështje dhe t’i kthehet legaliteti PD-së.

Ai shtoi mes të tjerash se fati i opozitës lidhet me fatin e Shqipërisë, ndërsa vijoi më tej se kjo çështje po trajtohet si ‘patate e nxehtë’.

LETRA E PLOTË:

Tiranë, më 27 Mars 2024

Lënda: Mbi nevojën për trajtimin me përparësi dhe paanësi të cështjes së “Partisë Demokratike të Shqipërisë

Drejtuar: Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Të nderuar gjyqtarë,

Prej shumë kohesh një sagë e pandershme luhet mbi fatin Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, në dyer gjykatash e cila si një “patate e nxehtë” kalon sa në një nivel në në tjeter gjykimi duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd. Për një parti politike në çdo manual gjenden plot përkufizime të cilat konvergojnë në faktin se aty ku është antarësia, trupa politike, deputetet, grupi parlamentar, delagatët që mblidhen në Kuvend Kombetar, Institucionet që ai prodhon nga Kryetari, Kryesia, Keshilli Kombetar, aty është sigla që e formojnë dhe përkufizojnë atë.

Gjykatat kanë detyren e shënjtë e të veshtirë të japin drejtësi. Me këtë vetëdije PD ka votuar Reformen në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re. Drejtesia nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike. Ajo duhet të jetë e baraslarguar njësoj nga të gjithë. Mënyra se si është trajtuar çështja e ‘vules’ se PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë për një kohe të gjatë në aleate të pushtetit të Edi Rames.

Opozita në çdo vend demokratik është ana tjetër e sistemit, balancuesja dhe kotrolluesja e tij. Anarkia legale për fatin e Opozitës e kompromenton rënde çdo gjykatës që është marrë me këtë çështje duke mos e zgjidhur atë në menyrë të qartë e përfundimtare duke bashkuar aktin juridik me vullnetin e antarësisë. Së fundmi Gjykata e Lartë përcaktoi me kompetencë dhe profesionalizëm sinoret ku Gjykata e Apelit duhet të mbështetet për ta zgjidhur në mënyrë definitive këtë çështje.

Fati i Opozitës lidhet drejtperdrejt me fatin e Shqiperisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çeshtje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke denatyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend.

“Paqja kërkon katër kushte themelore: të verteten; drejtësinë; dashurinë; dhe lirinë”, na mesonte Papa i madh polak Gjon Pali. Prandaj dhe Shqiperia pret prej jush! Opozita është ajo që na ka munguar gjatë e pa të cilën ishim një popull i shtypur, një popull pa sistem drejtësie të vërtetë. Sot ju gjyqtarë të nderuar mund të kontribuoni që demokracia shqiptare të mos merret zvarre, duke u ngritur në lartesinë e misionit fisnik që kryeni, pa u bërë palë me armiqtë e opozitarizmit. Duke shpresuar se ju do ti ktheni legalitetin PD dhe Opozitës si nocion juridik, duke njohur atë që populli dhe qytetarët ja kanë dhenë prej kohesh, ju nderoni togen, sensin e drejtesise dhe na motivoni për t’ju mbështetur sa më shumë, pa kompromis, në pavarësinë tuaj.

E verteta për Opozitën është e vërtetë për Shqipërinë dhe shtetin ligjor e demokratik. Ajo nuk mund te merret peng. Asnjeri prej jush nuk mund e duhet të jete kaq guximtar sa ti demtojë intereësat madhore të Shqiperisë, popullit të saj dhe demokracisë, duke zvarritur një cështje që ka interes madhor publik. Nëse nuk respektohet drejtësia shtetet kthehen në banda të medha hajdutesh. Vjedhja e legalitetit të Opozites do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare. Një guxim kesodore nuk duhet ta ketë asnjë qytetar i kësaj Republike që aspiron lirinë, demokracinë, prosperitetin, anetarësimin në BE dhe forcimin e miqesisë me SHBA- atë.

/f.s

Next Post
FOTO/ Pluhuri dhe vapa afrikane mbulojnë Tiranën, ekspertët: Situata do vazhdojë deri të enjten

FOTO/ Pluhuri dhe vapa afrikane mbulojnë Tiranën, ekspertët: Situata do vazhdojë deri të enjten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com