• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

by Ben Andoni
19/05/2024 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit pritet të japë vendim për sa i përket simbolikës së PD-së dhe se kujt i takon ajo prej dy palëve. “Legalët” dhe “Rithemelimi” janë transformuar në dy gjysma pa kontakte (me një grup hibrid drejt Berishës) që nga Janari i pak viteve më parë, kur desh e kallën në zjarr Godinën e Partisë Demokratike. Kohët kanë ndryshuar, por kujtimet peshojnë. Sesa gjykimi këtë herë do të vlerësohet do ta shikojmë mbrëmjen e 11 Qershorit, kur palët do të tregojnë nëse e pranojnë apo jo, por një logjikë e thjeshtë të drejton tek fakti se: saga e PD-së do të vazhdojë të mbartet. E para se të pakënaqurit e asaj dite kanë dhe shkallë tjetër, ku mund të ankimohen, por e dyta, duket se ky pozicion u pëlqen. E theksojmë pikën e dytë, pasi ishte e gjithë mundësia që tashmë një vit nga zgjedhjet e përgjithshme (ende ka një mundësi për zgjedhje të parakohshme, paçka asaj që përjashton kategorikisht PS-ja), PD-ja të gjente një formulë pragmatizmi dhe të niste me strukturat e bashkuara përpjekjen për riardhjen në pushtet.
Për fatin e madh të tyre, PS dhe PD e kanë domenin e zgjedhjeve në vend, që do të thotë se në mos njëra patjetër do jetë tjera, që do kapi pushtetin. Shqipëria aplikoi vitet e fundit sistemin proporcional rajonal të mbyllur, kurse në zgjedhjet e fundit të 25 prillit u përdor sistemi zgjedhor proporcional rajonal me lista te hapura. Me paqartësinë që ka përfaqësimi i Reformës Zgjedhore (kalimi si nënkomision te ‘Ligjet’) me marrjen e protagonizmit të PS-së dhe Rithemelimit (PD), duket se paradoksi do të vazhdojë, por duket edhe si sinjal, për ata që besojnë se PS ndikon te Drejtësia, që Vula mund të shkojë edhe tek Rithemelimi. Që do të thotë se hapësira për partitë e reja do jetë sërish e vogël.
Pa përmendur historinë, duhet të themi në mënyrë koncise, se vitet e fundit ka përpjekje serioze: “Aleanca Kuq e Zi” e Spahiut, “Frymën e Re Demokratike”, e Topit iu afruan edhe në këto kushte (pa e finalizuar dot prej sistemit) me marrjen e 1 deputeti nga Aleanca dhe 2 nga FRD-ja, ashtu si vendi i “Librës” së Blushit dhe votat e “Thurrjes” në 2021 e jepnin një mandat!!
A mund të riformatohet sistemi për të sjellë hapësirë për Qorrin, Llapajn, Shabani? Është e pamundur, për ata që e kanë nisur dhe po e shfrytëzojnë pushtetin. Ndërsa lufta e kampeve dhe individëve të dy pjesëve të PD-së është e dukshme për 2025, te PS mbulohet nga pushteti absolut i Ramës dhe kaq u mjafton. Ndërkohë, nëse do kishte vullnet të mirë për uljen e pragut të përfaqësimit, referuar hulumtimeve, nëse korrupsioni si në vendin tonë do ishte shqetësim madhor, plus me lodhjen nga PD dhe PS-ja atëherë me të vërtetë kjo do ishte një nga arsyet pse partitë e reja do mund të ishin të suksesshme, veç të tjerave. Në fakt, realiteti është paradoksal. Ekzistojnë shembuj që korrupsioni mund të përdoret nga disa politikanë në qeveri për ta konsoliduar më tej pushtetin e tyre, siç edhe e ilustron shembulli i Viktor Orbán, sistemi korruptiv i të cilit është shumë të centralizuar, apo si Rama që ua lë “kundravajtësve” (pa marrë përgjegjësi qoftë dhe morale) dhe inkurajon Drejtësinë!! Nëse do të ishin zgjedhje normale dhe një sistem me i drejtë, skandalet e korrupsionit do e nxisnin jo thjesht mosbesimin tek elita e sotme politike por edhe nevojën për ndryshim dhe do hapnin udhë për realitete të reja. Veçse, kjo që po ndodh tek ne, qoftë nga përçarja dhe paradoksi i vulës së PD-së; forca e PS-së që përdor të gjithë makinerinë e shtetit dhe i kthen zgjedhjet gati një mjet të pakuptimtë (lejon vetëm stigmatizimin e politikanëve, që i dorëzohen SPAK-ut më së shumti), s’janë më zgjedhja e duhur. Ndaj, partive të reja u duhet të hedhin muret e ngritura nga PS dhe PD-ja, që të shfaqen përveç luftës ndaj korrupsionit edhe me alternativat e reja dhe të prekshme dhe imazhin ndryshe të Shqipërisë evropiane. Nuk është vonë, anipse duhet sërish ngutje. (Javanews)

 

Next Post
Studiuesit: Truri i njeriut është zvogëluar dhe askush nuk e di pse!

Studiuesit: Truri i njeriut është zvogëluar dhe askush nuk e di pse!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In