• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vula e PD/ Agron Kapllanaj: Nuk kam asnjë lloj dileme për fitoren time në Mallakastër, Berisha të reflektojë

by Java News
08/03/2023 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Mallkastrës, Agron Kapllanaj ka komentuar në Report Tv vendimin e Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës tek grupi i Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për emisionin ‘Shypi i Ditës dhe Ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Kapllanaj thotë se vendimi i Gjyaktës ishte i pritshëm dhe ishte i drejtë, për shkak të parregullsive në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

“Nëse ka vullnet, siç ka ndodh në të shkuarën, brenda 24 orësh janë marrë vendime të mëdha. Ka një vendim dhe ishte i pritshëm për shkak të parregullsive që ka pasur në procesin që Berisha bëri më 11 dhjetor. Është vendim i drejtë. Do pranonim vendimin, edhe nëse do ishte ndryshe”, tha Kapllanaj.

Nuk ka një reagim pozitiv edhe pse është bërë thirrja nga Alibeaj. Kemi pritur një reagim pozitiv, duhet të vijë një moment që kësaj situate i duhet dhënë fund. Të dalim me kandidat të vetëm në çdo bashki, të përballemi me kundërshtarin e vërtetë politik dhe ka kohë për të arritur një konsensus që në zgjedhjet 2025”, tha Kapllanaj në Report Tv.

Kapllanaj thotë se Berisha dhe kandidatët e dalë nga primaret duhet të reflektojnë mbi propozimin e Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët. Sipas tij, është e rëndësishme që në këto zgjedhje të dilet përballë Ramës me një kandidat të përbashkët. Kapllanaj u shpreh se pasi të mbarojnë zgjedhjet, mund të ulen sërish për diskutime për ta kaluar këtë përçarje.

“Ne në bazë i njohim kandidatët potencialë, ka kandidatë që në këtë zgjedhja nuk janë [përfshirë, s’kanë pranuar të garojnë, por janë shumë të mirë. Duk parë këtë grindje nuk e kanë parë të arsyeshme të kandidojnë. Kjo është fatkeqësi që të kesh njerëz që marrin përsipër të kanddiojnë, kanë reputacion në zonë, por në këto kushte nuk kandidojnë. Një sondazh brenda strukturave apo pak më gjerë dhe të përzgjedhim atë kandidat. Nuk besoj se lëviz shumë, të bëhemi gjithë bashkë nën siglën e PD-së, të fitojmë zgjedhjet dhe vazhdojmë diskutimet”, tha Kapllanaj.

Sa i takon kandidimit të tij për bashkinë e Mallkaastrës, Kapllanaj thotë se sheh veten fitues edhe nëse opozita do të dalë me dy kandidatë.

“Nuk kam asnjë lloj dileme për fitoren time në Mallakastër, thjesht nëse futet kandidati i primareve do ketë një ulje të vogël të votave. Mund të ndodhë edhe e kundërta, për shkak të përplasjes që kam pasur me Berishën. Nuk e kam garën me kandidatin e foltores”, u shpreh Kapllanaj.

/s.f

Next Post
Gjykata detyron bashkëshortin t’i paguajë 204 mijë euro “kompensim” ish-gruas së tij për 25 vjet punë në shtëpi

Gjykata detyron bashkëshortin t’i paguajë 204 mijë euro “kompensim” ish-gruas së tij për 25 vjet punë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com