• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vula e Faik Konicës “EX LIBRIS F.K.” i dorëzohet Bibliotekës Kombëtare

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare organizuan sot në Sallën “Lumo Skëndo” në Aneksin e Bibliotekës Kombëtare ceremoninë e dorëzimit të shtampës “EX LIBRIS F.K.”, të quajtur ndryshe “Vula e Faik Konicës”. Kjo shtampë është dhuratë nga Katedralja e “Shën Gjergjit” dhe “Biblioteka e Fan Nolit” në  Boston, pikërisht në vitin kulturor “Faik Konica”, shpallur nga Federata Panshqiptare “VATRA”. Në mënyrë simbolike ajo iu besua Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës së tij të fundit në SH.B.A., dhe nën përkujdesjen e tij ju besua Bibliotekës Kombëtare, në nderim të porosisë së lënë nga Faik Konica për dërgimin e saj në Shqipëri.

Shtampa, me një realizim unik artistik, përbëhet nga dy germa platini F.K, që përfaqësonin  artin e tipografisë koniciane të “Albania-s” e të librave që ai shtypi me ato germa, si dhe nga dhjetë gjarpërinj në pozicione të ndryshme, që rrethojnë inicialet e emrit të Faik Konicës. Kjo logo mban edhe si shënim një thënie tipike të nxjerrë nga vepra e filozofit të mirënjohur Erasmus i Roterdamit (Desiderius Erasmus), të cilën Konica e ka perifrazuar në frëngjisht qysh te “Albania”, nr. 1, Janar 1902: “Il disent ce qu’il veulent: qu’il continuent, je n’en moque!” (Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën..!)

Shtampa “EX LIBRIS”, me përmasa 4.5X5.75, është gjetur në “libra-raftin e Vatrës” dhe iu besua në fillim të viteve ’80 Kishës autoqefale të Nolit, ku u ruajt më tepër se 35-vjet në « Bibliotekën e Fan Nolit » në Boston, duke nderuar amanetin e vetë Konicës, shkruar Nolit në vitin 1942. Si relik historik është kataloguar në sistemin numerik të bibliotekës noliane dhe si i tillë është kundruar  nga qindra vizitorë, studiues e admirues të Konicës, shqiptarë dhe jo shqiptarë, të mirëpritur gjatë këtyre viteve në arkivën noliane.

Ky dhurim do të vijojë me plotësimin e amanetit të Konicës, duke mundësuar përmes bashkëpunimit të ngushtë të dy Ministrive, sjelljen në BKSH, të një sasie librash të bibliotekës së Faik Konicës që tashmë janë gjetur pranë komunitetit shqiptar në Sh.B.A. falë punës e kontributit të zotit Agron Alibali.

Në fjalën e tij Ministri Bushati u ndal në kontributin e veçantë të diasporës shqiptare në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar, si dhe shprehu rëndësinë e organizimit të samitit të diasporës në 18 nëntor të këtij viti në Tiranë.

 

Next Post
Projekti i kanalizimeve të Tiranës së Madhe, Dervishaj: Përfundon në 2018

Projekti i kanalizimeve të Tiranës së Madhe, Dervishaj: Përfundon në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In