• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vukovar/Një kroat kërkon dëmshpërblim nga Serbia

by Java News
17/11/2018 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dragutin Guzovski ka paditur Republikën e Serbisë e kërkon dëshmpërblim për periudhën e qëndrimit në kampet serbe. Ai është zënë rob gjatë luftës në Kroaci e është dërguar në Serbi, ku është mbajtur në kushte çnjerëzore.

 

Dragutin Guzovski, i shënuar me numrin 2280 në arkivat serbe për të zënët robë nga Kroacia, ka nisur betejën për njohjen e persekutimit që ka përjetuar pas arrestimit në Vukovar në vitin 1991. Ai është mbajtur rob në kampet serbe më shumë se gjashtë muaj në Mitrovicën e Sremit. Pas një pritje të gjatë, ai së bashku me kryetarin e Shoqatës së të burgosurve në Zhupaninë e Vukovarit dhe Sremit, ka vendosur të nisë procesin kundër Serbisë.

“Unë dhe zoti Rehak (Danijel Rehak, kryetar i Shoqatës)kemi shkuar në të gjitha ministritë përkatëse”, thotë Guzovski. Por pas një pritje tepër të gjatë, ai ka vendosur të angazhojë një avokat në Serbi dhe të kërkojë zyrtarisht nga Serbia që t’ia paguajë dëmshpërblimin për persekutimin gjatë luftës.

“Ky është vetëm rasti i parë. Ne të tre – unë, Antun Horvat dhe Sreqko Glamoçak – kemi vendosur të hedhim në gjyq Republikën e Serbisë”, thotë Guzovski. Por ai beson se pas tyre do të ketë edhe shumë persona të tjerë që do të kërkojnë dëmshpërblime nga Serbia.

 

Trauma, rrahje, trajtim çnjerëzor

Guzovski beson se Serbia nuk do të futet në proces gjyqësor, por do t’u ofrojë një marrëveshje jashtë gjykatës. Ai ka frikë se mund të kalojë tepër kohë deri në vendimin përfundimtar. Guzuovski e pranon vet se askush që ka dalë nga kampet e Serbisë nuk ka vdekur si pasojë e moshës. Traumat, rrahjet dhe kushtet jonjerëzore në burgje kanë qenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve pas daljes nga burgjet serbe. Tri shkaqet kryesore të vdekjeve të personave që kanë qenë në kampet serbe janë – kanceri, hemoragjia cerebrale dhe infarkti.

Dragutini ka qenë në kampet e Serbisë gjashtë muaj e gjysmë. 126 ditë ka qenë i vetmuar në qeli, dyert e të cilës shpesh nuk janë hapur me ditë të tëra, thotë ai për DË. Para futjes në kamp është plagosur tre herë, ndërkohë që edhe sot ka pjesë metalike nga plumbat në trup. Nga kampi është lëshuar me shumë kocka të thyera nëpër të gjithë trupin. Në kampe i ka humbur 46 kilogram për disa muaj. Për të gjitha këto akuza ai ka edhe dëshmitë e mjekut.

Guzovski kërkon nga Serbia një dëmshpërblim në vlerë prej 6.480.000 dinarë, që do të thotë rreth 51.000 Euro. Për vet dëmshpërblimin thotë se paratë në fakt nuk i interesojnë fare, prandaj ka kërkuar këtë shumë kaq simbolike. Por Serbinë e ka hedhur në gjyq për katër shkaqe: Rrëmbimi i padrejtë i lirisë, deportimi dhe futje në kampe, sjellje johumane dhe jonjerëzore dhe shkelje e plotë e Konventës së Gjenevës.

Më e keqja për te është se në listën e Interpolit sipas fletarresteve të Serbisë gjenden edhe sot, 26 vjet pas përfundimit të luftës, emrat e personave që kanë qenë në kampet e Serbisë.

“Unë më shumë se 12 vite nuk kam mundur të dal nga vendi, ndonëse nuk jam në asnjë proces gjyqësor. Por nëse kërkoni në Google – “personat që kërkohen  nga policia” –  atëherë do të gjeni të gjithë emrat tanë. Nuk guxojmë askund të dalim”, thotë Guzovski.

Padia e parë e këtij lloji

Serbia në një farë forme sikur po i mban të gjithë këta njerëz peng. Me muaj të tërë kanë vuajtur nëpër kampet e  Serbisë, e tani me vite të tëra nuk mund të lëvizin të lirë dhe të shkojnë në ndonjë vend të Bashkimit Evropian – që paraqet shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo është padia e parë e këtij lloji kundër Serbisë, sepse Mali i Zi e ka pranuar përgjegjësinë për kampin Morinje dhe ka paguar personat që kanë qenë në këtë kamp.

Njëra republikë e ish-shtetit të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi” e ka pranuar fajin dhe ka paguar dëmshpërblimet. Ndaj këtë duhet ta bëjë edhe republika tjetër – pra Serbia, mendon Guzovski.

Vet ekzistenca e kampeve në Serbi është një fakt shumë rëndues për këtë vend fqinj. Shumë shtetas të Serbisë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur në territorin e shtetit të tyre. Ndërkohë që çështja nuk ka lidhje vetëm me ndonjë proces juridik, por ka edhe sfond politik, në veçanti në momentin kur kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një intervistë për DW thotë se Serbia është “vend absolutisht krenar dhe se ajo është përballur me të kaluarën”.

Padi private

“Kemi heshtur me vite të tëra dhe më në fund është dashur ta nisim vet procedurën para gjykatave, sipas padive personale. Këto janë padi private”, thotë Dragutin Guzovski.

“Vërtetimi për gjërat e konfiskuara përkohësisht”, është një dokument, të cilin nga tregon Guzovski, me nënshkrimin e majorit Zoran Rangjeloviq, nga Komanda 33 e kampit të të burgosurve. Dokumenti ka vulë dhe nënshkrim.

Guzovski thotë se në këtë fatkeqësi të madhe ai ka pasur fat që e kanë dërguar në kampet e Serbisë. “Çfarë do të ndodhë me personat që janë mbajtur në kampet serbe në Knin, Glinë, Dalj, Nagoslavc… çfarë do të ndodhë me ta?”, pyet ai, me shpjegimin se këta njerëz nuk do të kenë ndoshta fare shanse që të marrin çfarëdo dëmshpërblimi.

Minisria e Drejtësisë në Beograd njofton se kërkesa është në proces dhe se për këtë do të mbahen edhe seanca të posaçme gjyqësore. Mendohet se drejtësia serbe do të ofrojë një marrëveshje për këtë çështje. Për këtë çështje, DW ka kërkuar shpjegim edhe në Ministrinë kroate të Drejtësisë, por deri në përfundimin e këtij teksti nuk ka pasur ndonjë përgjigje.DW

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In