• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vukaj kërkesë KQZ: Të mos regjistrohen kandidatët që nuk plotësojnë pastërtinë e figurës

by A R
10/03/2021 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Helga Vukaj, anëtare në Komisionin Rregullator i është drejtuar në një letër zyrtare KËZ-së ku bën thirrje që të mos lejohet regjistrimi i asnjë kandidati të papërshtatshëm. Vukaj ka cituar një prej ligjeve të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit ndalohen së kandiduari edhe ata persona që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kandasë, Australisë. Vukaj thotë se deri më tani është informuar mediatikisht për shpalljen “non grata” nga SHBAja të disa  personave që aspirojnë për kandidatë për deputetë.

“Kërkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnjë rasti që nuk plotëson pastërtinë e figurës. Deri tani mediatikisht jemi informuar për prezencën e dokumenteve të rëndësishme, që na përcjellin të dhëna për raste konkrete, një i tillë edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes në SHBA të emrave të caktuar, aktualisht aspirante për kandidate në listat zgjedhore. Ky akt ligjor i një prej zyrtarëve më të lartë të një prej partnereve kryesorë strategjikë të Shqipërisë, mbart një vlerë të padiskutueshme për t’u konsideruar dhe si i tillë na pamundëson ta neglizhojmë, interpretojmë apo anashkalojmë, në kushtet kur tashmë me rastin e proceseve integruese kemi pranuar të delegojmë pjesë të sovranitetit tonë në organizata ndërkombëtare – NATO, ç’ka nënkupton sa më sipër konsiderohet pjesë e burimeve të së drejtës”, thuhet në letrën e saj.

Vukaj nuk përmend emra publikisht. Deri më tani dihet që në KQZ është regjistruar si kandidat për deputet Tom Doshi. Për Doshin ka reaguar më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim, duke kujtuar shpalljen “non grata” të tij nga autoritetet në SHBA. Po ashtu, edhe Partia Demokratike i ka bërë thirrje KQZ-së ditën e sotme që të mos e regjistrojë Doshin në zgjedhje.

Kërkesa e plotë nga Helga Vukaj:

Ne cilesine e anetarit te nje prej organeve drejtuese te KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem permes kesaj kerkese zyrtare, qe ne kuader te garantimit te procesit zgjedhor dhe sigurimit te standarteve me te larta qe mund t’i ofrohen qytetareve shqiptare, per zgjedhje te pandikuara nga krimi, paraja, e forma te tjera te paligjshme (te drejta apo te terthorta), ne baze te nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe ne respektim te nenit 73 “Verifikimi i Dokumentacionit te Kandidateve”, te Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim te nenit 2, pika 2, germa b, te ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike” sipas te cilit:

Neni 2

… 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

  1. b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.

…duke qene se debimi eshte ekuivalenti i moslejimit te hyrjes ne nje prej vendeve te permenduar me larte, aq me teper kur ka te fakte per keto raste, kerkesa te subjekteve politike pjese e procesit zgjedhor dhe njeheresh kerkesa te njepasnjeshme te perfaqesive diplomatike te vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor ne organizatat nderkombetare, ku vendi yne ben pjese, apo do aderoje ne te ardhmen (NATO, BE),

Kerkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnje rasti qe nuk ploteson pastertine e figures.

Deri tani mediatikisht jemi informuar per prezencen e dokumenteve te rendesishem, qe na percjellin te dhena per raste konkrete – nje i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan te Shtetit per shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA te emrave te caktuar, aktualisht aspirante per kandidate ne listat zgjedhore.

Ky akt ligjor i nje prej zyrtareve me te larte te nje prej Partnereve kryesor strategjik te Shqiperise, mbart nje vlere te padiskutueshme per t’u konsideruar dhe si i tille na pamundeson ta neglizhojme, interpretojme apo anashkalojme, ne kushtet kur tashme me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojme pjese te sovranitetit tone ne organizata nderkombetare  – NATO, ç’ka nenkupton sa me siper konsiderohet pjese e burimeve te se drejtes.

Ne keto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmerine e normimit te nevojshem per keto raste.

Me shprese se garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme do jete misioni yne I perbashket deri ne fund,

Mbetem ne pritje te konsiderimit prioritar te kesaj kerkese !

Helga VUKAJ

Anëtar

Koimisioni Rregullator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Next Post
A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS? Ja si përgjigjet Pandeli Majko

Veliaj flet për Pandeli Majkon: Përgjegjës për rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In