• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç zihet ngushtë gjatë intervistës në CNN, i shmanget pyetjes së gazetares dhe ndërron temë

by Java News
01/06/2023 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e pati shumë më të vështirë bisedën me gazetaren e CNN ku ai ishte ftuar të folur rreth tensioneve në veri të Kosovës.

Gazetarja në disa momente e pyet presidentin serb nëse e njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran por Vuçiç shpeshherë ndërroi temë dhe ngatërrohet. Ajo ia rikujtoi presidentit serb se është fakt që Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj e pyet çfarë do të bëjë Serbia?

“Nuk e dëgjova pyetjen tuaj të fundit, më vjen keq!”

“Pyetja ime është se a e njihni Kosovën shtet të pavarur dhe sovran?”

“Ne njohim kartën e OKB-së dhe Rezolutën e OKB-së, por ne jemi gjithmonë gati të diskutojmë të gjitha zgjidhjet e kompromisit dhe gjithmonë kemi qenë gati për këtë dhe gjithmonë do të jemi. Ju përmendet le të themi presidentin Putin dhe mund t’ju them se kam dëgjuar edhe median tuaj dhe mediat e tjera se Serbia, nën direktivat e Rusisë do të sulmojë këtë apo atë shtet apo etnitet. Kjo sigurisht nuk ka ndodhur.”

Por gazetarja nuk e pyeti për Putinin dhe e ndërpret.

“Askush nuk e përmendi as Rusinë e as Putinin në lidhje me tensionet.” I gjetur në siklet, Vuçiç shprehet se pyetjen e kishte kuptuar gabim.

Vuçiç ndër të tjera deklaroi se Serbia është shumë e kënaqur në lidhje me reagimet e fundit të bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken edhe nga presidenti i Francës, Macron që fajësuan Albin Kurtin për nxitjen e tensioneve në veri. Ai u shpreh gjithashtu se detyrimet e Serbisë që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara janë përmbushur 100% në përputhje me Rezolutën 12/44 e OKB-së.

I pyetur se si mund të bëhet çtensionimi i situatës, Vuçiç u shpreh se serbët do të vijojnë protestat paqësore dhe do të bëjnë gjithçka për ta stabilizuar situatën e cila sipas tij është destabilizuar nga regjimi i Prishtinës.

/s.f

Next Post
Shisnin monedha floriri të vjedhura në rrjetet sociale, arrestohen babë e bir në Tiranë

Shisnin monedha floriri të vjedhura në rrjetet sociale, arrestohen babë e bir në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In