Zgjidhja e vetme aktuale për Kosovën, e cila do ta prente nyjen Gordiane, do të ishte që Qeveria e Serbisë ta pranonte pavarësinë e Kosovës, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për mediet në Beograd, transmeton “Zëri.info”.
Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë. Përndryshe, Vuçiç ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar në Parlament, pas koalicionit me partinë e zëvendëskryeministrit Ivica Daçiç.
Ky i fundit në Qeverinë e re të Serbisë do të vazhdoj ta ushtroj funksionin e shefit të diplomacisë, citon “Zëri”. (b.an)