• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç viziton Kroacinë mes protestave dhe tensioneve të rritura

by Java News
12/02/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po zhvillon një vizitë në Kroaci në mesin e protestave dhe tensioneve të rritura. Ai pritet të takohet me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç. Kjo është vizita e parë e presidentëve të të dy vendeve në pesë vjet. Më vonë presidenti serb pritet ta takojë edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç dhe kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviç.

Vuçiç po ashtu pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë dhe liderë religjiozë. Marrëdhëniet bilaterale kanë qenë të tensionuara nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë më 1991.

Dhjetëra veteranë të luftës dhe nacionalistë kanë protestuar kundër Vuçiçit, i cili njihet si nacionalist nga periudha e luftës por që tani e prezanton veten si reformist pro-evropian.

Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia duhet të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore nëse dëshiron t’i bashkohet bllokut. Kroacia është tashmë anëtare e BE-së. Përmes një mesazhi në Twitter, presidenti Kitaroviç ka thënë se ka ftuar homologun e tij serb, “me qëllim të mirë ashtu që të dyja vendet të kenë dëshirë për të tejkaluar konfliktet dhe ngjarjet që na mbajnë peng në të kaluarën dhe të vazhdojmë tutje duke lejuar zhvillim për popullin dhe shtetet tona”.

Vuçiç ka thënë se bisedimet e tij me zyrtarët kroatë, “nuk do të jenë të lehta, mirëpo jam i bindur se do të jenë mira si për Kroacinë ashtu edhe për Serbinë”. /REL

Next Post
Lezhë, 3 041 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike

Lezhë, 3 041 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com