Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgimin e njësive të armatosura për shkak të trenit në relacionin Beograd-Mitrovicë e quajti veprim të papërgjegjshëm, ndërsa ka shtuar se Beogradit e Prishtinës i duhet dialogu për ardhmërinë nën mbikëqyrjen e BE-së dhe jo konflikti në zemër të Europës.
Këto komente ai i bëri në gazetën italiane “Republika”, transmeton Koha.net.
“Ne duam dialog dhe bashkëpunim.
Nuk kam qenë në rrjedhë të planit për udhëtimin e atij treni, por nëse ndaj një treni reagohet duke dërguar njësi të armatosura me mitralozë provokohet nxitja e zjarrit i cili përbën rrezik për gjithë Europën”, citon kjo gazetë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç. (b.an)