• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç tenton të kërcënojë pas vendimit të Kurtit për targat, dërgon “kriminelin” serb në Veri

by Java News
06/07/2022 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milan Radojçiç, një prej të dyshuarve të kërkuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç dhe shumë krime të tjera, është kthyer sot në Kosovë dhe ka dhënë mesazhin se do të qëndrojë për kohë të gjatë. Nënkryetari i Listës Serbe u është drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, ka thënë Radojçiç.

Ky kthim me mesazhe të fuqishme nacionaliste të politikanit serb, i futur në listën e zezë nga Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, vjen pak ditë pas acarimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i masave të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentacion dhe në targat e veturave ndaj Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i njohur si i afërt me strukturat paralele në Kosovë, të udhëhequra nga Radojqiç dhe Veselinoviç, reagoi me nervozë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ai, foli me tone kërcënuese, në një konferencë që e organizoi me shpejtësi, ku tha se Kosova duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.

Duket se Vuçic ka gjetur mënyrën se si të hakmerret ndaj Kosovës për vendimet e fundit, duke përdorur Radojçiçin, i cili njihet si lider i strukturave kriminale në veri.

Mbetet të shohim se cilat do të jenë veprimet e ardhshme të Radojçiq, nën pretekstin e mbrojtjes së popullit serb nga terrori imagjinar, që nuk shihet askund dhe nga askush. /GazetaExpress

g.kosovari

Next Post
Si masakra e Kartodromit ku mbeti i vrarë “Miri i Xhikes” u kthye në Odise nga një fije floku/ Ekzaminimin e bëri Italia

Si masakra e Kartodromit ku mbeti i vrarë “Miri i Xhikes” u kthye në Odise nga një fije floku/ Ekzaminimin e bëri Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In