• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vuçiç: Si më goditën me gurë, sulmi ndaj meje ishte i organizuar!

by
11/07/2015 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme nga kryeministria në Beograd, ka thënë se serbët nuk duhet të ndjehen të nënçmuar pas sulmit në Potoçari.

Ai ka thënë se edhe pse sulmi ndaj tij ishte i organizuar, është munduar të sillet me përgjegjësi dhe ta prezantojë sa më mirë vendin, që sipas tij, ‘serbët gjithmonë kanë ditur ta bëjnë”.

Vuçiq ka treguar se si ka ndodhur sulmi ndaj tij.

“Sapo kam dalë nga fabrika e akumulatorëve, një grup i organizuar i tifozëve ka filluar të më fyej dhe të bëjë thirrje për vrasjen time. Pas vendosjes së luleve, dhe largimit nga aty ka filluar sulmi i organizuar ndaj meje, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim timin dhe njerëzve të mi”, ka thënë ai, duke falënderuar, siç ka thënë “djemtë e tij që e rrezikuan jetën për të më mbrojtur”.

“Unë ju kam thënë atyre që më sulmuan, se pse e bëjnë një gjë të tillë. Unë nuk jam fajtor, unë u kam ofruar dorën e pajtimit boshnjakëve dhe këtë do të bëjë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryeministri serb teksa është përcjellë me duartrokitje në konferencë.

Ai ka treguar se si është goditur me gurë në fytyrë.

“Me kanë goditur me gurë dhe mjete të forta dhe në atë moment me janë thyer syzet, prandaj tani s’mund të ju shoh mirë. Aty pati njerëz që nuk e kuptuan që ne serbët duam të jemi miq dhe t’ua shtrijmë dorën e pajtimit boshnjakëve. Por e mira e kësaj është që nënat e viktimave nuk e bënë këtë gjë, por ishte një grup i organizuar. Askund më parë nuk kam parë aq shumë mllef dhe aq shumë urrejtje”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pas sulmit, ai është i gatshëm të vazhdojë politikën e paqes dhe miqësisë me të gjithë, përfshirë edhe boshnjakët.

“Do të jem gjithmonë gati që të bisedojë me të gjithë për tejkalimin e ngërçit. Budalla ka çdo popull, kemi edhe ne, por unë e kuptoi se këtë që ndodhi sot nuk e përkrahin shumica e boshnjakëve. I ftojë të gjithë serbët që të jenë krenar dhe ballëhapur siç isha unë sot dhe të vazhdojnë t’i ndërtojnë viktimat e Srebrenicës. Mjaft ka pasur të vdekur, mjaft ka pasur lot”, ka thënë ai

 

Next Post

Video/ Ja si artistët shqiptarë blejnë klikimet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In