• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç “sfidon” BE-në: Serbia do të blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara

by Java News
17/10/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”.

Vuçiq ka thënë se në këta takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai. Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze. “Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Vuçiq.

“Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai. Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për investimet në infrastrukturë dhe për rritjen e investimeve kineze në Serbi. Presidenti serb tha se marrëveshja për tregti të lirë mes Serbisë e Kinës, e cila u nënshkrua në Pekin, mund të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjithashtu gjendet në Pekin, i ka cilësuar “historike” marrëveshjet e nënshkruara me Kinën. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të presë mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian na thotë se ‘kur të hyjmë në BE, këto marrëveshje nuk do të jenë të vlefshme, por prisni’. Ne duhet të punojmë dhe të jetojmë derisa kjo të ndodhë”, ka thënë Daçiq. Por, ministri i jashtëm serb ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Kinës lidhur me çështjen e Kosovës. “Është e rëndësishme që Kina të jetë fuqishëm me Serbinë në rrethanat e vështira ndërkombëtare. Tani na pret seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e Metohinë, prandaj mbështetja e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit është jetike për ne”, ka theksuar Daçiq./m.j

Next Post
Deklarata e Macron për Kosovën, Hoxhaj: Kurti dhe Osmani nuk merren seriozisht nga liderët europianë

Deklarata e Macron për Kosovën, Hoxhaj: Kurti dhe Osmani nuk merren seriozisht nga liderët europianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg! Përleshja me stjuardesat..(EMRI+VIDEO)

Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg! Përleshja me stjuardesat..(EMRI+VIDEO)

January 15, 2026
VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, Brigitte Macron performon si DJ! Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës

VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, Brigitte Macron performon si DJ! Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës

January 15, 2026
Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

January 15, 2026
VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

January 15, 2026
“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

January 15, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

January 15, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale (VIDEO)

January 15, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

January 15, 2026
Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

January 15, 2026
Detaje nga arrestimi: Kryeprokurori i Vlorës përfundoi në pranga për 3.4 mln eurot në “Toyota Yaris”

Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In