• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç: Serbia duhet të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB si kusht për anëtarësimin në BE

by Java News
07/12/2023 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit mund të bëhet kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Është presidenti Aleksandër Vuçiç që e thotë diçka të tillë duke pretenduar se ujdia do të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit të 35 me Bashkimin Europian.

Marrëveshja e Ohrit parashikon që Serbia të njohë simbolet shtetërore, të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe që palët të respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial te njëra-tjetrës. Por Vuçiç e bëri të qartë se as që bëhet fjalë që Serbia të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, dhe amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha. Pas çdo vizite e kam bërë të qartë se çfarë mund të pranojmë dhe çfarë jo.”

Siç është bërë e ditur, në takimin e 12 dhjetorit në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE pritet t’i kërkojnë zyrtarisht Komisionit Europian të përfshijë të gjitha detyrimet nga marrëveshja për normalizim të raporteve, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

Konkluzionet duhet të miratohen nga Këshilli Europian në samitin e liderëve më 14 dhe 15 dhjetor. BE e ka theksuar rregullisht se shpejtësia e anëtarësimi të Serbisë në bllok varet nga përparimi në dialog.

/f.s

Next Post
VIDEO/ Kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit

VIDEO/ Kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com