• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç: Serbia duhet rikonceptuar pozicioni kushtetues në Kosovë

by Java News
05/06/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka rikthyer idenë e proklamuar më herët, atë të ridefinimit të prezencës së shtetit serb në Kosovë përmes krijimit të një ligji të posaçëm kushtetues. Nga njohës të rrethanave politike kjo po shihet si tentim i Serbisë për ta fuqizuar ndikimin e vet në strukturat që deri tash ishin paralele, e të cilat synon t’i transferojë në një asociacion të komunave, që pritet t’i shërbejë Beogradit.

Aleksandar Vuçiç, pas betimit si president i Serbisë, ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet guximshëm për Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën. Një temë, sipas Vuçiçit, janë edhe ndryshimet kushtetuese. Në preambulën e kushtetutës së Serbisë, Kosova vazhdon të figurojë si pjesë e saj, shkruan “Koha Ditore”.

“Të flasim për këtë. Unë dëshiroj të hap dialog shoqëror, që do të zgjasë tre muaj, gjashtë muaj. Për njërën dhe temën tjetër, edhe për Kushtetutën, edhe për raportin tonë ndaj Kosovës, por nëse doni edhe për raportin tonë ndaj gjithë rajonit”, ka thënë Vuçiç. Teksa ka folur për fazën e ardhshme të dialogut, ai ka përmendur veprimet që mund t’ia veshin atij epitetin e tradhtarit.

“Mendoj ta hap këtë diskutim guximshëm, pavarësisht se e di që përsëri do të lajmërohen disa gjeni që do të ma tundin tabelën ‘tradhtar’”.

Sipas analistit Belul Beqaj, ky paralajmërim i Vuçiçit vjen për shkak se Serbia pritet ta hapë kapitullin e 35-të të negociatave për anëtarësim në BE, i cili flet për marrëdhëniet që shteti serb duhet t’i ketë me Kosovën.

“Serbia është para fazës së hapjes së Kapitullit të 35 për anëtarësim në BE. Kjo nënkupton edhe hapjen e bisedimeve për të ardhmen e zgjidhjes formale të Kushtetutës së Serbisë, në preambulën e së cilës figuron Kosova”, ka thënë Beqaj për “Kohën Ditore”.

Ai nuk i përjashton as opsionet tjera.

“Serbia fillimisht do të insistojë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. Ndërsa epilogu përfundimtar do të jetë, sipas mendimit tim, i hapur edhe për alternativa tjera, duke përfshirë edhe marrëveshje të këmbimeve territoriale”, ka theksuar Beqaj. (b.an)

Next Post
VIDEO/”Fshati i ylbertë” që është kthyer hit në internet falë ngjyrave të shumta

VIDEO/"Fshati i ylbertë" që është kthyer hit në internet falë ngjyrave të shumta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria bllokon rrogat e rritura të gjyqtarëve? Pasojat e një zhvillimi politik real!

September 2, 2026
Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

September 2, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

September 2, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

Qeveria miraton rregullat e reja për dëmet në mjedis, përcaktohen kriteret dhe aktivitetet me rrezik të lartë

September 2, 2026
Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

September 2, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Gjyqtarë e Prokurorë që i duan gazetarët vetëm kur “mbeten pa lekë”…

September 2, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

September 2, 2026
Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

September 2, 2026
"SHBA të përmbushë angazhimet" Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit -

SHBA të përmbushë angazhimet Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit –

September 2, 2026
Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Të tjera ndryshime në Qeveri? Pas ikjes së Salës, Rama të enjten mbledhje të zgjeruar

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com