• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç rrëfehet tek patriarku Irinej: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës

by Java News
10/03/2019 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ia ka përcjell sot kreut e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkut Irinej, përmbajtjen e Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë, për të cilën ka thënë se sjell shumë rreziqe dhe për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia.

Patriarku Irinej, siç raportojnë mediat serbe, pas takimit me Presidentin Vuçiç, tha se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë mendim të njëjtë për problemin dhe si të reagojnë në situatat çfarë është tani, lidhur me Kosovën.

“I jam mirënjohës patriarkut dhe anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, i cilët kishin vullnet të më dëgjojnë. Ne i sollëm patriarkut dhe të tjerëve tekstin e Platformës [së dialogut] të cilën shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për qëllime të ndërprerjes së dialogut me Beogradin dhe i kanë informuar me të gjitha veprimet që i kanë bërë – nga mos zbatimin i marrëveshjes së Brukselit, pastaj taksës, deri te Platforma, e cila në fakt është tregues se sa disa njerëz duan të shkaktojnë krizë dhe probleme, e jo zgjidhjen e problemit”, ka thënë Vuçiç, shkruan Telegrafi.

Më tej, presidenti serb ka thënë se “pikë për pikë, parim për parim kemi shpjeguar dhe kemi thënë se sa rreziqe bartë ajo dhe se sa e vështirë është situata në të cilën gjendet Serbia”.

Kreu i Kishës serbe, u tha gazetarëve, pas takimit me Presidentin Vuçiç, se biseduan për Platformën që ka nxjerr Prishtina, për situatën në Serbi, veçanërisht për situatën në Kosovë, “ku çdo ditë e më shumë situata është duke u përkeqësuar”.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha sot se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë të njëjtin mendim për këtë çështje dhe për atë se si të reagohet ndaj problemit, në situatat siç është tani në lidhje me Kosovën.

“Është e rëndësishme që shteti dhe Kisha së bashku të kërkojnë zgjidhjen dhe qëndrimin më të mirë”, ka thënë kreu i Kishës Serbe.

Këto deklarata vijnë pas takimit të sotëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministres Ana Brnabiç dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç me Patriarkun serb Irinej dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe, për të diskutuar për Platformën e dialogut me Serbinë, të miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Next Post
“Shtriga sa e bukur dhe nuk të japin votën”, Grida Duma: Ka qenë edhe ajo periudhë por…

"Shtriga sa e bukur dhe nuk të japin votën", Grida Duma: Ka qenë edhe ajo periudhë por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In