• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vuçiç, që bëri thirrje për vrasjen e myslimanëve, ta mbajë vetë përgjegjësinë”

by A R
30/07/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se ideja e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për hapjen e “dialogut të brendshëm” për Kosovën është “akt bizar”.

Në një bisedë për FoNet, presidenti i Partisë Socialdemokrate (SDS), Tadiç, ka thënë se nuk mund të bëhet thirrje për dialog për një çështje kaq të rëndësishme, siç është “identiteti dhe integriteti i vendit”, e të mos hapet dialogu për temat tjera të ndryshme.

Ai thotë se vet fjala dialog nënkupton respektimin e mendimeve ndryshe dhe ka konstatuar se Vuçiçi “është njeriu i gabuar për të hapur temën e Kosovës, sepse nuk ka qasje auto-kritike ndaj vetes”.

Sipas ish-presidentit serb, për Kosovën nuk mund të bisedohet pa dialog paraprak për tolerancë në shoqëri, gjendjen e punëtorëve, për liritë e mediave dhe të qytetarëve, për arsimin, zhvillimin teknologjik, kushtet zgjedhore…

I pyetur që të sqarojë nëse e sheh Vuçiçin si pengesën kyçe për t’iu përgjigjur ftesës për dialog, Tadiç ka thënë se presidenti aktual i Serbisë “shkatërron dialogun, demokracinë dhe institucionet e pavarura”.

Tadiç për këtë “nuk dëshiron të jetë pjesë e shfaqjes teatrale, qëllimi i së cilës është që të avancohet drejt marrjes së vendimit për Kosovën”.

Ai thotë se Serbia, pas marrëveshjeve të Brukselit, pas njohjes së sistemit të drejtësisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, gjendet në një “tatëpjetë” në raport me kapacitetet e saja për të kontrolluar diçka në Kosovë.

“Nuk kam informata se cilat janë marrëveshjet e Vuçiçit, e para tij të Nikolliçit, me fuqitë e mëdha. Nuk jam interesuar, por mendoj se shumë shpejtë gjithçka do të del në pah”, parashikon Tadiç, transmeton Koha.net.

Sipas ish-presidentit serb, presidenti aktual i Serbisë nuk ka as të drejtë, as mandat “që të humb atë që nuk është humbur as në luftë”, ndonëse mendon se në Serbi është krijuar opinioni se është “shumë moderne dhe pro-evropiane që të hiçet dorë nga ajo që nuk është humbur gjatë luftës”.

“Deri në njohje [të pavarësisë së Kosovës] dhe në anëtarësim në OKB janë edhe disa marrëveshje”, thotë Tadiç, dhe shton se qëndrimi i tij ndahet në katër pika, mirëpo thotë se Amerika dhe Rusia janë kundër ndarjes së Kosovës, ndonëse kjo “do të ishte zgjidhja më e dëshirueshme”.

Këtë plan në katër pika, Tadiç do të mund ta paraqiste edhe tani në formë të shkruar, si kontribut ndaj dialogut, por beson se “sot është vështirë i aplikueshëm”.

Sikur të ishte në vend të Vuçiçit, Tadiçi thotë se “në rrethanat e reja, do ta mendonte mirë ulësen eventuale në OKB pa njohje formale”.

“Do ta mendoja shumë seriozisht këtë. Por, përgjegjësinë do të duhej marrë ai, e jo të kërkojë nga opozita ta ndajë atë përgjegjësi”, ka porositur Tadiç, transmeton Koha.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen për kornizën e para-caktuar përmes së cilës bisedojnë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, Tadiç ka thënë se Vuçiç, për shkak të së kaluarës së tij të rëndë, ka hapësirë edhe më të ngushtë për negociata sesa që kishte vetë ai [Tadiç] teksa ishte president.

“Vuçiç, i cili ka bërë thirrje për vrasjen e Myslimanëve, është dashur ta kualifikojë veten e tij me bashkëpunim më të gjerë ndaj Perëndimit, ndërsa unë kam pasur vija të kuqe, për shkak të të cilave, mes tjerash, kam humbur edhe zgjedhjet”, ka thënë Tadiç.

Ai vlerëson se “një president i një shtet, i cili ka autoritet kushtetues të luftojë për integritetin e vendit, nuk mundet t’ia lejojë vetes që të humb veriun [e Mitrovicë], kishat dhe manastiret”.

Kreu u SDS-së, Boris Tadiç, thotë se Vuçiç e ka njohur sistemin e drejtësisë të Kosovës, e në të njëjtën kohë “e ka luajtur lojën e luftës për Kosovën” dhe na ka sjellë “të gjithë neve në situatën kur Kosova, herët a vonë, do të bëhet vend i pavarur për inercionin e ngjarjeve politike në bashkësinë ndërkombëtare”.

“Esenca është që Vuçiç të merr përgjegjësinë mbi vete si president i vendit”, ka porositur Tadiç dhe ka vlerësuar se për këtë “askush nuk do ta djegë Jarinjen, e as opozita nuk do të organizojë demonstrata të dhunshme me viktima njerëzore”.

Next Post
Loja për numëruesit e votave, LSI kalon në disavantazh pa nisur gara

13 parti, mes tyre PD dhe PR, duhet të kthejnë paratë në KQZ. Ja shuma e lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, reagon Rama: Mos transmetimi live farsa më e shëmtuar

January 20, 2026
Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

January 20, 2026
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Salianji vë në ‘lëvizje’ zgjedhjet në PD, zbulohet urdhri i Nokës: Përpiloni dhe filtroni listat e anëtarësisë (DOKUMENTI)

January 20, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Rugova e shndërroi durimin strategjik në mekanizëm shtetformues

January 20, 2026
I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

January 20, 2026
Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In