Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Ai, siç njoftojnë mediat serbe, atyre u ka thënë se kapitulli më i vështirë për Serbinë dhe njëri nga kushtet e anëtarësimit të saj në BE është Kapitulli 35, që i kushtohet Kosovës, transmeton Koha.net.Vuçiç ka shtuar se tash për tash njohja e Kosovës nuk është në rend dite të takimeve ndërmjet zyrtarëve serbë e atyre të BE-së.
Sipas tij, kjo kërkesë e BE-së vështirë se do të mund të ndodhë të paktën përderisa pesë anëtarët e BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri serb njëkohësisht është ankuar se për pranimin e Serbisë në BE ka më shumë kapituj për negocim se sa për vendet tjera që tashmë janë pranuar. (b.an)