• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç nuk mori pjesë në samit/ BE kritika Kosovës dhe Serbisë: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit!

by E S
17/12/2025 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, më 17 dhjetor, u zhvillua në Bruksel samiti BE–Ballkani Perëndimor, pas të cilit liderët evropianë publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën riafirmuan angazhimin e tyre të plotë për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Mirëpo në një nga pikat e kësaj deklarate ka një kritikë drejtuar Prishtinës dhe Beogradit. Kjo për shkak të mungesës së marrëdhënieve normale mes tyre. Sipas liderëve të BE-së, dy vendet po pengojnë integrimin e njëri-tjetrit.

“Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane. Të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të zbatohen, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj. Mbështetja në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor kushtëzohet me angazhimin konstruktiv të partnerëve, me përparim të matshëm dhe rezultate konkrete në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.”, thuhet në këtë deklaratë.

Sjellim ndërmend se në këtë samit, mungoi Serbia, gjë që u cilësua si një boshllëk i rëndësishëm nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili mbështeti integrimin e shpejtë të rajonit në BE.

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç kur njoftoi se nuk do të merrte pjesë.

Kosova ndërkohë është i vetmi vend pjesëmarrës në këtë samit, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.

Next Post
Publikohet deklarata e përbashkët nga samiti/ BE angazhohet për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Publikohet deklarata e përbashkët nga samiti/ BE angazhohet për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

August 30, 2026
“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com