• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç: Në ushtri luaja shah me shqiptarët, ndjehem fajtor që nuk di shqip

by Java News
15/05/2018 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandër Vuçic, në intervistën e tij për “Opinion”, realizuar me gazetarin Idro Seferi, është shprehur fajtor që nuk flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe.

“Ka shumë shqiptarë që do të doja të takoj dhe ndjehem fajtor që nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe siç di pak edhe hungarisht. Do të doja ta di gjuhën tuaj dhe do të doja të jem më i edukuar dhe shpresoj që do të kem ende kohë që ta arrijë një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

Gazetari: Në Preshevë keni thënë se loznit shah me shqiptarët, kurse në Nish keni thënë se shqiptarët janë njerëz të besës me të cilët duhet bashkëpunuar…

Vuçiç: E kam mohuar ndonjëherë këtë?…

Gazetari: Gjithmonë citoni njerëz të ndryshëm. Ekziston ndonjë shqiptar që vërtetë do të donit ta takoni dhe të bisedoni me të.

Vuçiç: Ka shumë shqiptarë që do të doja të takoj dhe ndjehem fajtor që nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe siç di pak edhe hungarisht. Do të doja ta di gjuhën tuaj dhe do të doja të jem më i edukuar dhe shpresoj që do të kem ende kohë që ta arrijë një gjë të tillë. Mendoj se kjo është një prej pikave të dobëta të serbëve ndoshta për shkak të hapësirës që kemi jetuar në ish-Jugosllavi dhe kemi konsideruar se të gjithë duhet ta dinë gjuhën tonë, por ne nuk duhet të na interesojnë gjuhet tjera. Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë deri në krizën e shkurtit 1989.

Atëherë është parë ndasia kur shqiptarët ishin ndarë krejtësisht dhe të tjerët ishin  në një anë. Shah kanë lozur më së shumti. Këtu kam takuar njerëz siç ka qenë Gërxhaliu nga dhoma e tregtisë apo të tjerë që nuk kanë dashur të jenë publik për shkak të punëve të tyre në Serbi.

Do të doja ta tregoj një anekdotë kur nga një qytet në Serbinë lindore më marrin kryetari i qytetit dhe ai i partisë dhe më thonë se duhet reaguar urgjent pasi shqiptarët që kanë ardhur aty do të mbyllin të gjitha furrat e bukës dhe unë i kam pyetur përse, janë duke rrahur njeri? Jo më thanë ata, por zgjohen në orën 3 të mëngjesit dhe gjithmonë kanë byrek të ngrohtë dhe bukë dhe i pyeta se nëse ju mendoni se ata janë më të mirë në treg. Si e shihni kështu më pyetën dhe thanë që kur mbyllen prapa perdeve flasin shqip dhe unë i pyeta nëse ky është një krim. Gjashtë muaj më vonë kjo familje shqiptare ka arritur sukses të madh dhe të gjithë blinin aty dhe kur kam shkuar në këtë qytet më thanë se kisha të drejte se ata ishin njerëz normal dhe të mirë. Ne të gjithë përballemi me shumë paragjykime të mos flas për paragjykimet e shqiptarëve ndaj serbëve.

a.ç

Next Post
Sali Berisha: Nuk kthehem më në krye të PD, uroj bashkimin

Berisha pranon se merrte informacione nga SHISH: Tani kam qytetarin dixhital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

September 14, 2026
“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

September 14, 2026
Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

September 14, 2026
Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

September 14, 2026
U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com