Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në Uashington do të diskutohen tema të rëndësishme për Serbinë dhe për Ballkanin.
Ai theksoi se temat të cilat do të trajtohen sigurt janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyçi, djegia e ambasadës amerikane në Beograd dhe zgjidhja e problemeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net
“Çështje me interes janë qëndrimet e Beogradit ndaj Rusisë dhe Prishtinës. Ne do të flasim për qëndrimet tona, dhe do të marrim mbështetje për zgjidhjen e problemve të Ballkanit”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se pozita e Serbisë karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndryshuar, dhe se kjo shihet më mirë në numrin e ushtrimeve dhe aktiveteteve ushtarake që bëhen bashkërisht.
Për rastin e vëllezërve Bytyqi, presidenti serb theksoi se ai është një krim i tmerrshëm i cili ka ndodhur. (b.an)