• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nata do të bëhet ditë, stadiumi i ri kombëtar, 1 milion euro për sistemin e ndriçimit

by Java News
16/07/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej muajsh po punohet për ndërtimin e impiantit të ri kombëtar. Në kryeqytet, momentalisht gjendet vetëm një stadium i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që në “Arenën Kombëtare” është mbaruar thuajse 55% e volumit të përgjithshëm. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit sjell për “Panorama Sport” detaje për situatën e punimeve në impiantin më modern kombëtar të futbollit që do të ndërtohet.

arena kombetare3

Në fjalën e tij, ai tregon se është kryer rreth 13% e investimit dhe rreth 55% e volumit të të gjithë ndërtesës. “Momentalisht them që është drejt fazës së fundit të mbylljes së punimeve në katin përdhes. Tanimë pritet të nisë gjithçka për ndërtimin dhe vendosjen e shkallëve metalike në tribunat e stadiumit, në mënyrë që të bëhen gati për t’u betonuar.

Kur flasim për ecuri punimesh, për këdo mund të duket se është bërë pak, por mund të them që janë hedhur mijëra tonë beton dhe është shtruar mijëra tonë hekur. Konkretisht, 60.000 metër/kub beton dhe rreth 7000 tonë hekur. Kam besim që jemi brenda të gjitha afateve dhe në vitin 2018 stadiumi do të jetë gati”, tregon fillimisht Dervishaj.

NDRIÇIMI

Personi përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve në Komitetin Ekzekutiv në FSHF, jep të dhëna në lidhje me sistemin e ri të ndriçimit që do të përdoret në impiantin e ri kombëtar. Gjatë fjalës së tij për gazetën, Dervishaj sjell detajet se si do të jetë ndriçimi në stadium dhe sa do të kushtojë.

“Kemi vendosur që ta zëvendësojmë. Nuk do të jetë ndriçimi që kemi përdorur në Elbasan apo në Shkodër, por kemi përzgjedhur sistemin LED. Në kosto, momentalisht në montim është pak më i shtrenjtë se sistemi tradicional, por me kalimin e kohës, justifikon kostot në disa aspekte. Së pari, në kursim energjie, pasi këto llamba harxhojnë më pak energji. Së dyti, eliminohet problem i ndriçimit pas një ‘black out’-i (fikjes totale). Llambat ndizen menjëherë, ndërsa sistemi tradicional kërkon një minutazh të gjatë për të bërë ndezjen e një pjese të caktuar, më pas duhet pritur të arrijnë temperaturën llambat në mënyrë që të ndizet plotësisht.

Së fundmi, bëhet fjalë për një sistem që është në bazë të rekomandimeve të fundit nga UEFA e FIFA. Mjaft të kujtojmë që edhe Juventus në stadiumin e ri, e ndërtoi me sistem ndriçimi tradicional dhe më pas e zëvendësoi me LED. Kostoja paraprake e përllogaritur për impiantin e ndriçimit shkon në rreth 1 milion euro”, ka deklaruar Dervishaj.

Sistem special për tapetin

Kombëtarja e futbollit ka zhvilluar ndeshje ndërkombëtare përballë një skuadre kampione si Spanja në “Loro Boriçi”, mirëpo Dervishaj zbulon për “Panorama Sport” se impianti i ri do të ketë një fushë edhe më speciale sesa në Shkodër. “Nuk ishte e nevojshme që të zgjidhnim një fushë me sistem ngrohjeje, sepse edhe specialistët që konsultuam nuk na e sugjeruan, kjo për vetë faktin se nuk ka ngrica në vendin tonë.

arena kombetare1

Megjithatë kemi kërkuar që të jetë një fushë e cilësisë maksimale. Do të jetë edhe më e mirë sesa ajo e vendosur në Shkodër. Për fushën e ‘Loro Boriçit’ nuk kemi pasur ankesa as nga Spanja, mirëpo për impiantin e stadiumit kombëtar do të kërkojmë perfeksionin edhe në këtë pikë”, vijon anëtari i KE-së në FSHF.

Më tej, Dervishaj shpjegon edhe sistemin special që do të përdoret për barin. “Sa i përket fushës, do të ketë sistem me llamba ultraviolet vetëm për barin. Jo vetëm kaq, por në dimër do të ketë një mbulesë speciale, për sa kohë stadiumi do të qëndrojë i mbyllur. Së bashku me të gjitha depozitat e nevojshme, përafërsisht fusha mund të kushtojë 350 mijë euro. Gjithashtu do të përdorim edhe një metodë që ndodh thuajse në të gjitha stadiumet e mëdha jashtë vendit.

arena kombetare4

Në pjesën anësore të fushës, pra jashtë vijës së lojës, të vendoset bar artificial i cilësisë më të mirë. Kjo pasi aty nuk është pjesë e përdorur për lojë, pasi flasim për disa centimetra jashtë vijës së fushës, por përdoret për të kryer stërvitje dhe nxehje të skuadrave, është kalimi i arbitrave anësorë gjatë gjithë ndeshjes, që shpesh sjell edhe dëmtimin e barit në atë vijë”, ka shpjeguar Arben Dervishaj për “Panorama Sport”.

Fasada / Nis prodhimi, montohet pas… 1 viti

Dervishaj, gjatë fjalës së tij për gazetën, shpjegon edhe faktin se impianti ka bërë një pjesë të madhe të punimeve, që për momentin duken ende pak për syrin e atyre që e vëzhgojnë. Si detaj, ai kujton faktin që fasada është porositur dhe do të nisë të prodhohet, mirëpo montimi i saj do të bëhet shumë kohë më pas.

arena kombetare2

“Në ndërtimin e stadiumit ka edhe një specifikë, të cilën do të nisim ta shohim që nga java e ardhshme. Në fillim të saj pritet që të nisë edhe prodhimi i fasadës, e cila kërkon kohën e saj. Ne nuk do ta shohim atë derisa të montohet, por fakti që prodhimi bëhet në avancë, na jep kohë, pasi ajo në momentin që do të jetë gati pas rreth një viti, kërkon vetëm kohën e montimit më pas. Kështu ndodh edhe me shumë gjëra të tjera që janë porositur apo tenderuar nga kompania dhe në impiant do t’i shohim vetëm në momentin e montimit”, ka shpjeguar Dervishaj.

Next Post
Bllokohet gomonia në deltën e lumit Drin, pronarë ikin nga ‘sytë këmbët’

Bllokohet gomonia në deltën e lumit Drin, pronarë ikin nga 'sytë këmbët'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

July 8, 2026
“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

July 8, 2026
Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

July 8, 2026
Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

July 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi i Jorgo Pullës, ja çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

July 8, 2026
“Absolutisht të nevojshme”, shefi i NATO-s reagon për sulmet e SHBA-ve në Iran

“Absolutisht të nevojshme”, shefi i NATO-s reagon për sulmet e SHBA-ve në Iran

July 8, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Gjykatës së Lartë: Përshpejtoni rigjykimin!

July 8, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Albin Kurti ndihmoi Berishën”/ Beqiri: PD shfrytëzoi protestën, shqiptarët e kuptuan dhe e braktisën

July 8, 2026
Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

July 8, 2026
Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In