• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç në OKB: Kosova, pjesë e pandashme e Serbisë. Atje serbët po jetojnë në kushte dramatike

by Os De
24/09/2025 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë. 

“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç. 

Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në “kushte dramatike”. 

“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb. 

Që nga viti fillimi i vitit, Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat i konsideron paralele dhe të jashtëligjshme. 

Këto veprime të autoriteteve kosovare kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara. 

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “marrë hapa konkretë dhe të vendosur” për të ndalur, siç tha ai, dhunën në Kosovë. 

Gjithashtu, udhëheqësi serb deklaroi se “Serbia beson në dialogun” që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. 

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia refuzon që ta njohë. Mbi 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës përfshirë 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian, ku Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen. 

Dy shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Procesi, që lehtësohet nga BE-ja, ka prodhuar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar në terren. 

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur viteve të fundit dhe që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut në nivel politik, por vetëm runde në nivele të kryenegociatorëve. 

Rundi i fundit i dialogut në nivel politik u mbajt disa ditë para sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. 

Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. (REL) 

Next Post
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Revolucioni i butonit OFF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

October 24, 2026
Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

October 24, 2026
Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

October 24, 2026
Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In