• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç mbledh gjithë liderët e botës serbe para takimit në Bruksel, Kurti refuzoi Tiranën e ‘kërciti’ e iku në Greqi

by Java News
20/07/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë pas një takimi me Millorad Dodikun, presidentin e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Sërpska, që janë pajtuar për organizim të shpejtë të një takimi të “të gjitha autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Sërpska.

Sipas tij, takimi do të mbahet në territorin e Republikës Sërpska në Bosnje.

“E kam dëgjuar presidentin Dodik me vëmendje të madhe, lidhur me të gjitha zhvillimet në Republikën Sërpska dhe në Bosnje-Hercegovinë dhe jemi pajtuar që ta organizojmë një takim të të gjithë trupave shtetërore të Serbisë dhe Sërpskas, në territorin e Republikës Sërpska, sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram më 20 korrik.

Takimi në mes të Dodikut dhe Vuçiçit zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj Dodikut, kryesisht për shkak të deklaratave dhe veprimeve të institucioneve të këtij entitetit, që konsiderohen destabilizuese për shtetin e Bosnje-Hercegovinës.

Së fundi, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe që të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Që deklaratat e Dodikut janë kundër perspektivës së anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në Bashkimin Evropian, e ka thënë të mërkurën edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Akti i largimit prej rendit kushtetues duhet të ndalet. Retorika përçarëse, kërcënimet për ndarje, kërcënimet ndaj integritetit territorial dhe madhërimi i kriminelëve të luftës duhet të ndalet, sepse nuk ka vend për diçka të tillë në Evropë”, ka thënë Borrelli në takimin e pestë të Këshillit për Stabilizim-Asociim, Bosnje-BE.

Veprimet e Dodikut i ka kritikuar edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një dëshmi të dhënë para anëtarëve të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, më 18 korrik.

“Veprimet e vazhdueshme, përçarëse dhe jodemokratike kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Prej shpërthimit të krizës së fundit në Bosnje, presidenti Vuçiç kryesisht ka qëndruar anash, duke thënë se nuk dëshiron t’i komentojë zhvillimet atje.

Ndersa Albin Kurti jo vetem qe nuk therret kreret e partive te Kosoves, refuzoi dy here takimin me Edi Ramen dhe pergatitjet e samitit te Berlinit ne Tirane, por kerciti e iku ne nje takim OJF ne Greqi./m.j

Next Post
Pezullimi i fondeve për bujqësinë në Shqipëri nga BE/ Krifca: AZHBR ka qenë që vjet nën hetim! S’ përmendet fjala korrupsion, masë e…!

Pezullimi i fondeve për bujqësinë në Shqipëri nga BE/ Krifca: AZHBR ka qenë që vjet nën hetim! S' përmendet fjala korrupsion, masë e...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In