Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk është i interesuar për paqe”, duke shtuar se të njëjtit “as nuk i intereson se çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të”.
“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë: Ja ku jam, unë jam udhëheqës lufte, dhe jo vetëm Hashim Thaçi”, pretendon Vuçiç, transmeton media opoziatare serbe “Nova”.
“Prisni që qëllimi i Kurtit është të bashkëpunojë me ata që krijuan Kosovën”, shtoi ai.
Ndërkaq, kreu i Serbisë potencoi se “se ai ka marrëdhëniet më të mira dhe më të afërta me ta (ndërkombëtarët), në të cilat duhet të kuptojë se roli i tyre është minimal dhe se ata që e kanë bërë këtë, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të kenë respektin më të madh”.
Sipas tij, kreut të ekzekutivit kosovar ajo që intereson është që të jetë “trashëgimtar” i Enver Hoxhës (diktatorit shqiptar) dhe Adem Demaçit.
“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë, sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë ‘Ja ku jam, një udhëheqës lufte’, jo vetëm Thaçi apo dikush tjetër. Në kushte të tilla, kur dikush ka një qasje kaq irracionale, është krejtësisht e pamundur ta angazhosh atë në mënyrë racionale, inteligjente dhe të mençur. Dhe për këtë arsye as amerikanët nuk e kanë të lehtë të flasin me të”, pretendon ai.
/f.stafa